Hoti për rastin e Karaçevës: Do të veprojmë sipas Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur mbi ngjarjen e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku forcat e Serbisë janë parë të hyjnë në atë territor.

Hoti ka thënë se të gjitha organet përkatëse janë angazhuar për vlerësim të rastit, ndërsa shton se shpejt do të ketë raport të detajizuar.

“Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Mbrëmë,  Policia e Kosovës ka thënë se ka reaguar menjëherë pas marrjes së informatës, mirëpo se nuk kanë hasur në forca të Serbisë në atë pjesë. Ministria e Brendshme ndërkaq ka njoftuar se ka njoftuar KFOR-in, i cili është përgjegjës për sigurinë e brezit kufitar./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.