Ballina / KOSOVA / Hoti: Nuk do ta aprovojmë dhe nuk do të marrim pjesë në ratifikimin e marrëveshjeve që i kërkon votat e opozitës
avdullah-hoti-kuvend

Hoti: Nuk do ta aprovojmë dhe nuk do të marrim pjesë në ratifikimin e marrëveshjeve që i kërkon votat e opozitës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë më serioz në bashkëpunim me opozitën sepse do të ketë nevojë për këtë të fundit.

Hoti ka thënë se Haradinaj duhet të jep përgjegjësi para qytetarëve.

“Nuk do ta aprovojmë dhe nuk do të marrim pjesë në ratifikimin e marrëveshjeve që i kërkon votat e opozitës. Ky është deklarim publik, sepse me një shumicë që është formuar, ditët i keni të numëruara. Ju ftoj të silleni në mënyrë konstruktive. Ju e dini si është themeluar kjo qeveri, si keni bërë pazare të ulëta, por duhet të jepni përgjegjësi para qytetarëve dhe deputetëve”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se “vendi nuk ka dal nga kriza me themelimin e kësaj qeverie, vetëm sa është thelluar”.

“Çka do të bëjnë 4 ministri me të njëjtat veprimtari. Të sqarojë në veçanti të ministrisë së zhvillimit rajonal. Nuk guxojmë ta rajonalizojmë vendin, sepse është shkelje kushtetuese. Unë ju paralajmëroj se vendin po e rajonalizoni”.

“Është gjuajtur gaz dhe është shkaktuar dhunë për kurimin me Malin e Zi, dhe ne do ta mbajmë për fjale. Ne do të jemi opozitë konstruktive por nuk do të lejojmë që Kosova të degradohet nga një qeveri e tillë”, tha ai para deputeteve në seancën plenare të Kuvendit.

Provo po ashtu

Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.