abdullah_hoti

Hoti: Nuk lejojmë që tekat e një partie të rrënojnë Kosovën

Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, i ka quajtur dramatike por të panevojshme zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

“Sonte i kemi parë disa zhvillime dramatike të panevojshme. Ju keni parë sot koordinimin që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne nuk mund të lejojmë që të Kosova të prishë këtë partneritet. LDK nuk lejon që të shkatërrohet për një natë atë që bashkë me miq është ndërtuar për 17 vjet”, ka thënë Hoti të premtën në orët e vona të natës. .

“Rruga e Kosovës është e qartë dhe ne nuk e lejojmë që një parti për tekat e saj të prish atë rrugë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i LDK-së sikundër edhe ai i Vetëvendosjes nuk ka marr pjesë në Seancë e Kryesisë së Kuvendit , e cila të premten tendoi pa sukses dy herë me radhë që të caktojë seancën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

As herë e parë, e as herën e dytë Kryesia nuk siguroi kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

@infoglobi

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit per Specialen. Në seancë ishin prezentë vetëm PDK, AAK e NISMA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.