fbpx

Hoti: Në shtator rritet rreziku nga infektimi me koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit, duke paralajmëruar se gjatë muajit shtator, rreziku nga infektimi me këtë virus, mund të rritet.

Ndonëse Hoti tha se ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve të reja me COVID-19, (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) situata mund të ndryshojë me kthimin e nxënësve në shkolla gjatë muajit shtator.

“Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit”, ka shkruar Hoti.

Autoritetet kompetente në Kosovë ende nuk kanë vendosur lidhur me mënyrën se si do të nisë viti i ri shkollor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka prezantuar një plan se si do të nisë viti i ri shkollor, por i cili megjithatë pret miratimin edhe të ekzekutivit.

Aty është paraparë që viti i ri shkollor të nisë në tri faza – më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.