Ballina / KOSOVA / Hoti: Kush do t’i shpenzojë 1.2 milionë eurot e lobimit për INTERPOL ?
abdullah_hoti

Hoti: Kush do t’i shpenzojë 1.2 milionë eurot e lobimit për INTERPOL ?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shtruar pyetjen se kujt do t’i paguhen 1.2 milionë eurot e ndara sot nga qeveria për lobimin rreth anëtarësimit në këtë organizatë.

“Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur”, thuhet në një pjesë të ragimit të Hotit.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Hotit:

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.

Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?

Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur .

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.