Hoti: Kosova shpejt bëhet me qeveri të re, e cila do të jetë qeveri normale

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar sot në Facebook se Qeveria e re,do të jetë qeveri normale, me njerëz kompetentë e atdhetarë, që respektojnë ligjin, e që ruajnë miqësitë.

“Në fillim domosdo duhet sanuar dëmet që po i lë prapa qeveria e PAN-it, një qeveri e kaosit, e zhvatjes së buxhetit, e izolimit të lidershipit të Kosovës, e dështimit të diplomacisë dhe çnjohjeve për shtetin e Kosovës, e ministrave me aktakuza, e takimeve me njerëz të krimit, që urdhëron e kërcënon prokurorë, që i refuzohet viza nga vendi më mik i Kosovës, që ndan buxhet për frizere e roleta, që shpërdoron buxhetin në përvjetorë të pavarësisë e në projekte të ndryshme, që merr vendime vetëm për interesa ekonomike të këshilltarëve të vetë, që ja dyfishon pagën vetes, që ndan pronën publike e nacionalizon pronën private kundërligjshëm, qeveri me pesë ‘kryeministra’, 21 ministra, 80 zëvendësministra, me qindra këshilltarë e me koordinatorë nacional. Sikur të kishte edhe pak jetë, do të emëronte edhe nën-koordinatorët dhe asistentët e nën-koordinatorëve. Sigurisht se ka edhe arritje, por gjithë këto skandale dhe dëmet që i janë shkaktuar vendit, e lë nën hije çfarëdo arritje”, ka shkruar Hoti.

Ai, në një shkrim të gjatë në Facebook, ka thënë po ashtu se pas sanimit të dëmeve, plani katër vjeçar do të përfshijë reforma rrënjësore në ekonomi, arsim, shëndetësi, sundim të ligjit, siguri nacionale, integrime rajonal e euro-atlantike dhe fusha të tjera./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.