Ballina / KOSOVA / Hoti jep detaje rreth takimit Delawie-LDK në shtëpinë e Mustafës
avdullah hoti

Hoti jep detaje rreth takimit Delawie-LDK në shtëpinë e Mustafës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka folur në Frontal të T7 pas takimit të LDK’së me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, në shtëpinë e kryetarit të partisë, Isa Mustafa.

Hoti tha se me ambasadorin Delawie kanë shkëmbyer idetë e tyre për dialogun me Serbinë, dhe ia kanë treguar atij qëndrimet e kësaj partie për çështjen e bisedimeve.

Shefi i GP të LDK’së, i pyetur nëse Delawie ua kërkoi përfshirjen në dialog, ka thënë se diçka e tillë kërkohet vazhdimisht nga ndërkombëtarët, pasi ata duan ekip konsensual.

“Është kërkesë edhe e ambasadorit amerikan që të krijohet një konsensus i spektrit politik. Gjithmonë e kërkojnë”, tha ai.

Hoti ka thënë se takimi me ambasadorin nuk ka qenë i një situate të jashtëzakonshme dhe se aryseja e vetme pse u realizua në shtëpinë e Mustafës është gjendja shendetësore e këtij të fundit.

“Takimi në shtëpinë e z. Mustafa ka ndodhur aty për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit. Kjo ishte aryseja e takimit në shtëpi”, ka thënë Hoti

@Fluidi

Provo po ashtu

mali i zi

Mali i Zi bëhet vendi i 29-të në misionin e KFOR-it

Nga sot, Mali i Zi është vendi i 29-të që kontribuon në misionin më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.