Hoti: Janë bërë hapa të mëdhenj drejt një marrëveshjeje

Delegacioni i Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar takimet në Uashington për të vazhduar nesër, ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit, ka deklaruar se sot kishte përparim dhe nesër pritet të përfundojnë të gjitha ato diskutime që I kishin sot para dhe pasdite dhe pret që të ketë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë.

Hoti theksoi se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nuk do të vinë nga SHBA.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Përfaqësues të mediave shqiptare që janë atje thonë se dy delegacioneve iu është ofruar një draft i marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj janë tërhequr nga ndërmjetësit në mënyrë që mos të dal në media.

Përndryshe, përveç vazhdimit të takimit, nesër në SHBA janë paraparë edhe dy takime, ai në Shtëpinë e Badhë dhe me sekretarin Pompeu, ku edhe do të ketë konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë në Washington, se janë bërë hapa të mëdhenj drejt një marrëveshjeje.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por ka shtuar se nesër, pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.

“Mund të them një gjë. Marrëveshje të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në bashkëpunimin ekonomik dhe jemi një hap më afër përmbylljes së çështjes. Për çdo gjë që flasim me Serbinë është njohja. Sot kemi bërë hap të madh drejt përafrimit. As nuk është shtruar e as s’do të shtrohet ndonjëherë. Jemi brenda parimeve si qeveri. Nesër do të shihni marrëveshje. Kështu është dakordimi. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes marrëveshjes finale me Serbinë”, ka thënë Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.