Hoti: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media me ambasadorin e Bashkimit Evropian Tomáš Szunyog, ka thënë se Raporti i BE’së për Kosovën nxjerr në pah se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Raporti tregon se është bërë progres. Arritja më e madhe e Kosovës në këtë proces është marrëveshja e stabilizim asociimit. Raporti me të drejtë nxjerr në pah se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave”, është shprehur Hoti.

Tutje, ai e komentoi edhe aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë kur foli për luftën kundër korrupsionit.

“Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete. Por, brenda vetëm katër muajve qeverisje është larguar nga qeverisja. Në javët e fundit, keni pa veprime të fuqishme të policisë që s’i kemi parë në dhjetë vitet e fundit. Rezultate të tilla nuk kemi parë që disa qeveri me radhë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu tha se raporti tregon se në Kosovë respektohet të drejtat e njeriut dhe ka liri të mediave.

“Të drejtat e njeriut po respektohen tërësisht. Gjithashtu raporti tregon se ka edhe liri të mediave”, shtoi Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.