Ballina / KOSOVA / Hoti është i bindur se qeveria do të bjerë brenda ca javësh ose muajsh
abdullah_hoti

Hoti është i bindur se qeveria do të bjerë brenda ca javësh ose muajsh

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Avdullah Hoti , beson se qeveria aktuale e drejtuar nga kryeministri Ramush  Haradinaj, nuk do të mbetet edhe gjatë në pushtet. 

Sipas paralajmërimeve që Hoti i bëri në një konferencë për media,” kjo qeveri do të shkojë brenda disa javësht, sepse edhe po t’i ketë 1 mijë ditë ajo nuk do të prodhojë kurrëfarë rezultatesh” .

“Nëse ia len edhe një mijë ditë Qeverisë Haradinaj, gjendja do të jetë e njëjtë. Unë besoj shumë që është çështje javës, mos të them muajsh që Qeveria Haradinaj do të bie vetë. Nuk ka konsistencë brenda koalicionit qeveritar, asnjë reformë substanciale nuk mund të shkojë përpara, as një ligj më i thjeshti nuk mund të shkoj përpara dhe të aprovohet në Kuvend pa marrë miratimin e Listës Serbe. Edhe pastaj pa prezencën e opozitës. Dhe prandaj jam i bindur se ditët dhe javët janë të numëruara për këtë Qeveri”, ka deklaruar Avdullah Hoti.

Hoti është i bindur se “është vetëm qeveria që e drejton LDK-ja, ajo që mund të kryej punët e mëdha”.

Mes tjerash  Hoti ka prezantuar nismën  legjislative, me të cilin synohet plotësim ndryshimi i dy ligjeve që kanë të bëjnë me reformën për lehtësimin e të bërit biznes.

Avdullah Hoti ka nënvizuar se “Qeveria Haradinaj” nuk po merret fare me reformat ekonomike dhe nuk po ndërmerr kurrëfarë hapash për lehtësimin e të bërit biznes. /infoglobi/v

@Fluidi

Provo po ashtu

Ivo Sanader ish kryeminister i kroacise

Ish-kryeministri kroat dënohet me 2.5 vjet burg

Gjykata e Qarkut të Zagrebit shqiptoi dënimin jo të plotfuqishëm ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.