Hoti do të jetë kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri  i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë në Bruksel.

Hoti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të cilit edhe ia ka bërë të ditur vizionin e qeverisë që ai udhëheq përkitazi me procesin e dialogut.

Kryeministri po ashtu ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me të dërguarin e presidentit Trump, Richard Grenell dhe se janë dakorduar për vazhdimin e dialogut.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare në një takim ku do t’ua prezantojë vizionin e tij për dialogun./ infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.