Hoti: Do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas deklarimeve se ishte ai që kërkoi pezullimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë pas reagimeve të ndërkombëtarëve.

Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se ndërtimi i kësaj rruge do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Deçanit dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e Kosovës.

“Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar ai.

Fillimi i punimeve të rrugës Deçan-Plavë ka filluar në vitin 2018. Gjykata Kushtetuese e Kosovës para katër vjetësh kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.