Ballina / KOSOVA / Hoti dhe Kusari – Lila në Washington flasin për demokracinë
state department USA
SHBA, Washington

Hoti dhe Kusari – Lila në Washington flasin për demokracinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe e para e Alternativës Mimoza Kusari Lila ishin pjesë e Forumit të liderëve parlamentarë në Kongresin Amerikan në Washington. Ata përmes rrjetit shoqëror Facebook, kanë shpaluar momente nga pjesëmarrja e tyre në këtë Forum.

Përmes rrjetit shoqëror Facebook shefi i grupit parlamentar Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari me prononcime të ndara kanë shpaluar momente nga pjesëmarrja e tyre në Forumin e liderëve parlamentarë në Kongresin Amerikan në Washington.

“Ne Washington, me kongresmen dhe deputete nga 18 vende te ndryshme, po vazhdojme me debate lidhur pervojat ne forcimin e demokracise. Ne nje bote te globalizuara, legjislativi duhet te luftoje disinformacionin, qe po e i dëmton demokracite ne zhvillim, si dhe te luftoje popullizmat qe nuk i sherbejne interesave te te gjitheve. Mbi te gjitha, legjislativi duhet te angazhohet qe ta beje demokracine funksionale dhe kuptimplote, e jo vetem peocedurale”, ka shkruar në Facebook Hoti.

Ndërkaq deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila ka ftuar deputetët e shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin ate.

“Kosova është demokraci paralmentare për 18 vite dhe shtet i pavarur për 11 vite. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur gjashtë palë zgjedhje parlamentare dhe sfidat tona lidhur me procesin, por gradualisht kemi përparuar në organizimin e procesit zgjedhor. Sfida e Parlamentit të Kosovës janë mbajtja e fokusit në proceset zhvillimore dhe stabiliteti politik e avansimi demokratik” ka deklaruar Kusari-Lila.

Aktualisht në SHBAS po qëndron edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Të tre përfaqësuesit, janë duke zhvilluar aktivitete e takime të shumta./ infoglobi/e

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.