Nga arkivi

Hoti: Beogradi qëllimisht i ka mbuluar gjurmët e krimit

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës “shpreh zhgënjimin e thellë ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët hapur vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, vazhdojnë t’i kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre të rrëmbyer nga forcat serbe”.

Hoti duke i quajtur këto deklarata si skandaloze ka shtuar se ato fyejnë viktimat e krimeve serbe dhe dëshmojnë se Beogradi përgjatë viteve qëllimshëm dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, “duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive”.

Hoti shkruan se Qeveria e Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe se e pret që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas BE-ja e SHBA-ja.

Ministrat serbë Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq ditëve të fundit kanë fyer shqiptarët, por edhe kanë kërcënuar. Vulin në vazhdimësi iu referua shqiptarëve me termin fyes “shqiptari”, kurse Daçiq në një formë kërcënoi serbët që tregojnë për varret masive të shqiptarëve nëpër Serbi. Daçiqi në një emision televiziv pyeti “se çfarë të bëhet me serbët që bëjnë budallallëqe dhe u tregojnë shqiptarëve për varet e tyre nëpër Serbi”. Kjo u vlerësua si kërcënim për serbët që të mos tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.