Ballina / KOSOVA / Hoti: Autobusët i ka siguruar Mustafa, Ahmeti e vonoi vetë kredinë

Hoti: Autobusët i ka siguruar Mustafa, Ahmeti e vonoi vetë kredinë

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka akuzuar për gënjeshtra kryetarin e Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Hoti, ish-nënkryetar i Prishtinës gjatë qeverisjes së kryeqytetit kosovar nga Isa Mustafa, ka thënë se Ahmeti ka folur të pavërteta në debatin përballë kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, për kredinë që ndërmarrja “Trafiku Urban” ka marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për blerjen e autobusëve të rinj.

“Ne kemi shkuar në disa vizita në Londër për të marrë një kredi për blerjen e 57 autobusëve dhe ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë Ahmeti në debat, duke akuzuar Ministrinë që udhëhiqte Hoti për pengimin e blerjes së autobusëve.

E, në një shkrim në Facebook, Hoti ka thënë se ishte vetë Ahmeti ai që e vonoi kredinë për autobusët.

“Shpendi prapë po thotë të pavërteta për kredinë e trafikut urban. Atë kredi e kam quar unë perpara pasi Shpendi nuk përfillte kërkesat ligjore që të merrte aprovimin nga Kuvendi Komunal”, ka shkruar Hoti.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

thaci bruksel

Thaçi në ShBA, ka gjasa të takohet me z. Trump

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.