horoskopi

Horoskopi për 29 Qershor

Dashi

Sot dita juaj do të jetë e mbushur duke u marrë me angazhimet tuaja dhe nuk do ju lërë shumë hapësirë për jetën shoqërore. Puna do të jetë ajo që do ju vjedhë më tepër kohë, por duhet t’i kushtoni vëmendje edhe miqve. Duhet të bëni një rezyme të kontakteve të  miqve të kaluar dhe të përzgjidhni ata për takime. Me Hënën dhe Mërkurin në favor do të jetë më e lehtë të rikuperoni lidhjet e vjetra.

Demi

Kjo e premte nuk parashikohet një nga ato ditë të mira që rekomandohet për të mbyllur ndonjë marrëveshje që konsiderohet e mirë nga ju. Neptuni dhe Saturni në kundërshtim me Hënën, nuk do ju lejojë të merrni vendime të mira, madje do jua bëjë mjaft të vështirë të bëni vlerësimet e duhura. Kjo ditë ju ka trazuar mendimet dhe ju nuk i keni idetë e qarta, prandaj këshillohet të prisni përpara se merrni ndonjë vendim.

Binjakët

Sot horoskopi është pozitiv sepse Hëna dhe Mërkuri do të jenë përkrah jush në takimet dhe çështjet e punës. Por për fat të keq, nuk do ta keni të lehtë për të arritur qëllimet tuaja, sepse ju do të jeni të penguar nga Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Neptuni. Nuk do të jetë e mundur për të zgjidhur çështjet tuaja brenda kësaj dite, do të ishte mirë t’i shtynit ato për një ditë tjetër.

Gaforrja

Një ditë e zënë me punë, por edhe e dobishme. Në sajë të një dinamizmi të gjallë që ju karakterizon këtë të premte punët do t’i merrni me qetësi dhe do i jepni zgjidhjen e duhur. Jeni përfshirë ka disa synime ambicioze, pothuajse të pamundura për tu arritur, por pavarësisht kësaj nuk do të jetë e lehtë të frenohet entuziazmi juaj sot. Me Venusin, Jupiterin dhe Neptunin aleatë, do të ndjeheni e pamposhtur.

Luani

Kjo ditë nuk do të jetë e lehtë për të kaluar nga mendimet te faktet, sidomos kur ju ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur. Mungesa e energjisë dhe motivimi ju pengojnë, kështu që këtë të premte do ta kaloni duke menduar, sidomos për të kaluarën. Një mendim i vjetër do t’ju hapë rrugën për të shqyrtuar disa nga zgjedhjet e bëra.

Virgjëresha

Horoskopi sot për disponimin tuaj është mjaft gri. Hëna, e cila deri tani ka qenë aleati juaj do ju kthejë shpinën duke ju lënë të hutuar dhe të topitur. Kjo nuk do të jetë e lehtë për ju për të përfunduar punët, por me një shpirt të madh të sakrificës ju do të vini në punë të gjitha përpjekjet tuaja dhe me pak mundim do arrini diçka.

Peshorja

Horoskopi për ditën e sotme për ju parashikon mbështetjen e Mërkurit, i cili do ju ndihmojë mjaftueshëm për të zgjidhur problemet të cilat ju kanë zënë pak ngushtë kohët e fundit. Në dashuri pritet të përballeni me disa risi të këndshme. Këshillohet që kur të vjen e mira t’i hapësh derën.

Akrepi

Një ditë e mbushur me ulje dhe ngritje kjo e sotmja. Nuk do të jetë aspak lehtë për të zgjidhur problemet në punë, veçanërisht me kokëfortësinë tuaj gjërat do të bëhen edhe më të vështira. Edhe në dashuri do të përballeni me momente tensioni, të cilat vinë si pasojë e mos disponimit tuaj për t’i kushtuar kohë edhe partnerit.

Shigjetari

Yjet parashikojnë veçanërisht një ditë të turbullt e cila do të parashtrojë disa probleme sot me të cilat do ta keni të vështirë për tu përballur dhe për t’ju afruar me gjërat e mira. Megjithatë dashuria sot do të jetë në vendin e parë, pas kaq shumë kohësh neglizhimesh nga ana juaj. E mira do të ishte të nisnit me planifikimet për fundjavë për gjëra të bukura.

Bricjapi

Horoskopi sot është shumë pozitiv, sidomos në dashuri. Një person i cili ju ka shoqëruar shpesh kohët e fundit dhe ka qëndruar pranë jush ka rezervuar një surprizë të këndshme. Megjithatë duhet të tregoheni të bindur për vendimet tuaja. Studimi dhe puna do vazhdojnë me ritmin normal, por për shkak të braktisjes së Hënës do të hasni disa bezdisje të vogla, por kalimtare.

Ujori

Ditë shumë pozitive, në sajë të Hënës dhe Uranit që ju falin humor të mirë. Si gjithmonë shqetësimet e punës apo studimeve do t’ju përfshijnë nga një tension i lehtë, por me mbështetjen e partnerit gjithçka do të kalojë me qetësi. Gëzoni një mbrëmje romantike, plot me emocione të këndshme me njeriun tuaj të zemrës. Dhuroji vetes një pushim të vogël për të kënaqur interesat tuaja.

Peshqit

Disa zhgënjime do të kërcënojnë qetësinë tuaj. Në jetën tuaj private apo brenda familjes, dikush nuk ka qenë i sinqertë me ju dhe tani ka ardhur koha për të qartësuar gjithçka. Qëndroni të qetë pavarësisht se do ta keni të vështirë, por më mirë kështu, pasi dihet që shumë shpesh heshtja vlen më shumë se një mijë fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.