Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për sot 17 Maj 2018
Horoskopi

Horoskopi për sot 17 Maj 2018

Dashi |   21 Mars > 19 Prill

Kushdo që është i pakënaqur nga marrëdhënia në çift, momenti yjor është i duhuri për të kërkuar të reja. Gjërat që do t’ju ndodhin në familje do të varen nga sjellja juaj. Beqarët sot do vihen në punë për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do përballeni me disa të papritura.

Demi | 20 Prill > 21 Maj

Mos bëni hapa mbrapsht nëse ndjeni me zemër se duhet të hapeni plotësisht. Ndiqni instinktin, pastaj personit special i pëlqeni kështu siç jeni. Ndryshoni pamjen për t’u kënaqur me veten.

Binjakët | 22 Maj > 21 Qershor

Që nga sot, hëna do të ndikojë shumë mirë në jetën tuaj në çift. Do të jetë fazë impenjative, në kuptimin që kërkon maksimumin e përqendrimit dhe të kontributit tuaj në lidhje. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe sikur të ndihen si në ëndrra nga takimet. Te financat yjet do ndikojnë pozitivisht.

Gaforrja | 22 Qershor > 22 Korrik

Bëhuni gati për marrjen e një telefonate për çështje pune ose ftesë të këndshme dashurie. Femrat e shenjës së Binjakëve do të mbeten të pakënaqura nga kjo ditë e për më tepër nga partneri i tyre. Beqarët më mirë të presin edhe disa ditë pasi priten mundësi të shkëlqyera. Financat do jenë goxha delikate.

Luani | 23 Korrik > 22 Gusht

Shpikni një këngë dashurie: Venera do të jetë në pozicion të mirë për këdo që merret me fushën e artit dhe të spektaklit. Gjithsesi, të gjithë duhet t’i jepni një ngjyrim artistik edhe marrëdhënies suaj me partnerin. Beqarët ndjehen mirë edhe kështu si janë, prandaj nuk do të këmbëngulin për të ndryshuar statusin. Financat do kenë probleme.

Virgjëresha | 23 Gusht > 22 Shtator

Shumë zhurmë për pak gjë ose asgjë: në marrëdhënien tuaj në çift do të ndodhi një situatë jo e këndshme, për shkak të pozicionit të hënës te shenja e Demit. Fatkeqësisht nuk do të keni kohë për t’u relaksuar. Beqarët do jenë mjaft joshës sot dhe do mund të tërheqin personin që pëlqejnë. Me financat tregohuni të matur.

Peshorja | 23 Shtator > 22 Tetor

Do të përjetoni momente të bukura në familje dhe dashuri, por edhe një lajm të bukur në lidhje me profesionin dhe punët private. Gjithsesi mos e lodhni veten shumë, sepse Marsi do të ndikojë negativisht. Beqarët sado të përpiqen do e kenë të vështirë të joshin personin e duhur. Për financat duhet të dëgjoni këshillat e më të mëdhenjve.

Akrepi | 23 Tetor > 21 Nëntor

Të gjithë ata që sapo janë martuar sot, do të mund të realizojnë një ëndërr të ëmbël. Fazë pa dyshim shumë domethënëse edhe për prindërit që i përkasin kësaj shenje. Beqarët do ndërmarrin disa hapa të pamenduar dhe do vuajnë pasojat më vonë. Në planin financiar do të përballeni me vështirësi.

Shigjetari| 22 Nëntor > 21 Dhjetor

Gjithçka e re që do të vijë në jetën tuaj në çift, duhet vlerësuar e më pas duhet pranuar. Marrëdhënia sot do të stimulohet nga aspekti i Venerës dhe i Neptunit. Kultivoni lule, sepse do t’ju ndihmojnë të hiqni stresin. Beqarët

Bricjapi 22 Dhjetor > 19 Janar

Hëna në shenjën e Demit do të luajë një rol të rëndësishëm në shenjën tuaj, sidomos në aspektin e shëndetit dhe të dashurisë për ata që janë në çift. Gjithsesi, duhet të bëni kujdes ndaj ndikimit të keq të Marsit. Beqarët nuk do e bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Financat do mbeten të kënaqshme, do bëni edhe shpenzime.

 Ujori 20 Janar > 18 Shkurt

Do të ndiheni papritur të fortë. Do të keni mundësi që të mbani ende fshehur një sekret tuajin. Marrëdhënien në çift do ta keni në plan të parë. Përgjithësisht do të kaloni një ditë të mirë. Beqarët do pranojnë të bëjnë edhe sakrifica vetë për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do kryeni shpenzime të mëdha dhe do haseni me probleme.

Peshqit | 19 Shkurt > 20 Mars

Do t’ju duhet kohë për t’u maturuar le të themi drejt perfeksionimit: do të merrni rezultate të mira. Në aspektin e dashurisë, e sotmja do të jetë e paharruar, sepse prej saj ju do të “këndoni”. Beqarët do marrin propozime nga personat që kanë pëlqyer prej kohësh. Financat do jenë të qëndrueshme.

Provo po ashtu

Fjalët e kësaj shenje depërtojnë drejt e në ZEMËR

Kjo shenjë është xheloze, por jo e obsesionuar, egërsisht e marrëzisht. Nuk do të ngurrojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.