Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 9 Tetor 2019
horoskopi

Horoskopi për 9 Tetor 2019

DASHI 21/3 – 20/4

Ditë e animuar do të jetë për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe gati të bëni gjëra të jashtëzakonshme. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice.

DEMI 21/4 – 21/5

Përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do mund t’i largoni problemet e mëdha që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Jeta sentimentale do jetë prioritet për ata që janë në çift. Do i lini mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bëni të pamundurën të riktheni harmoninë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift. Do jeni më të hapur me partnerin dhe do sqaroheni për çdo. Beqaret do fillojnë një jetë shumë më ndryshe fale takimeve.

LUANI 23/7 – 21/8

Do ndiheni më mirë se një ditë më parë, prandaj do merrni edhe vendime me rëndësi. Të dy do keni të njëjtat ide dhe mendime lidhur me shumë gjera.

VIRGJE RESHΑ 22/8 – 23/9

Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift gjatë kësaj dite, por dashuria që ju keni për njeri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje. Gjendja financiare do jetë me e privilegjuar.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Dita nuk do jetë aspak e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me disa çështje dhe asnjeri nuk do hap rrugë.

AKREPI 24/10 – 22/11

Probleme për ata qe janë ne një lidhje. Grindje, mosmarrëveshje me njeri-tjetrin do ndodhin gjatë gjithë ditës. Beqaret do vuajnë për një person që nuk arrijnë dot t’i shprehin ndjenjat.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Yjet do sjellin harmoni dhe shumë gëzim në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Gjithçka do jetë edhe më e bukur se disa kohë më parë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj, në mënyrë që të merrni frymë lirisht. Ai/ajo nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme.

UJORI 21/1 – 19/2

Do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit gjatë kësaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni qe në mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do vuani tej mase.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet ju që jeni në një lidhje. Partneri do ju gjendjet në çdo moment pranë. Financat do jenë goxha të mira.

Provo po ashtu

horoskopi

Horoskopi për 13 Tetor 2019

DashiMos i lini që të ikin rastet e sotme për të qëndruar me njeriun tuaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.