Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 7 Shtator 2019
horoskopi

Horoskopi për 7 Shtator 2019

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe ne disa momente do mendoni t’i jepni fund gjithçkaje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm sepse nëse veprojnë kuturu dhe pa i bere me kujdes llogarite do vuajnë ne te ardhmen. Ne planin financiar do jeni euforike fale rritjes se te ardhurave.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite sensuale dhe e mbushur me momente te veçanta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjate gjithë kohës mire dhe nuk do keni për çfarë te brengoseni. Ata qe janë vetëm duhet te bëjnë durim edhe për disa kohe sepse shume shpejt kane për t’iu ndodhur gjera te jashtëzakonshme. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Edhe pse nuk do dëshironi qe te ndodhe, serish nuk do mund te mos bëheni xheloze për partnerin tuaj. Çdo person qe i shkon pranë do ju duket sikur e josh atë. Beqaret do vazhdojnë ende te thurin ëndrra pasi ne realitet nuk do kenë asnjë ndryshim. Ne planin financiar do ndiqni strategji strikte dhe situata nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Klima yjore ka për te qene shume e qete sot për ju te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe do takojnë dhe nuk do e mendojnë dy here qe te fillojnë një lidhje. Buxhetin do dini si ta menaxhoni ne çdo moment dhe nuk pritet asnjë e papritur ne këtë sektor.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për çdo gjë do keni mendime te ndryshme nga partneri dhe nuk do pranoni te hapni rruge. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Ne planin financiar duhet pasur kujdes qe gjendja te mbetet e kënaqshme. Po bëtë shpenzime te mëdha mund te gjendeni shpejt ne vështirësi.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Marsi do sjelle goxha probleme dhe debate ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Për asnjë çast nuk do ndiheni te qete dhe do mendoni edhe për ndonjë ndarje. Beqaret do preferojnë aventurat gjate kësaj dite dhe për fat te mire mundësitë do jene te pafundme. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe mos ndërmerrni rreziqe nëse nuk doni te mbeteni pa para nesër.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Partneri do ua beje ditën me te bukur sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do përjetoni emocione te forta. Shfrytëzojeni çdo sekonde dhe pranoni te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do i kenë mendimet shume te qarta dhe do e dine çfarë te bëjnë. Priten disa ndryshime sot. Buxheti do jete me i qëndrueshëm dhe do arrini te bëni edhe investime.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Çastet e lumtura do jene te shumta sot për ju qe jeni ne një lidhje. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu ndryshon kaq shume ne kaq pak kohe. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur ftesat qe do ju bëhen sepse do lëndohen shpejt. Nëse ne planin financiar keni disa kohe qe keni vështirësi, kërkoni ndihme sa pa qene ende vone.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Asgjë nuk do ju ece mire sot ju te dashuruarve. Secili do kërkojë te dale e veta dhe nuk do arrini dot te gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret do e shijojnë pafund vetminë dhe as qe do ju shkoje ne mendje ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar do dini çfarë hapash te hidhni dhe do arrini edhe te hiqni para mënjanë edhe te kryeni shpenzimet qe kishit menduar.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Sot do i mendoni gjerat me seriozisht juve qe jeni ne një lidhje dhe do bëni te pamundurën qe t’ia mbushni mendjen partnerit për te krijuar një familje ashtu si e keni ëndërruar. Beqaret nuk do kërkojnë asgjë me ngulm, përkundrazi do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente qe te mundeni sepse ne te kundërt do keni vështirësi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dita e sotme do filloje mire për ata qe janë ne një lidhje, por një mospërputhje mendimesh ne mesdite mund ta ndryshoje për keq situatën. Beqaret do kenë një dite intensive dhe te mbushur me njohje te reja. Do jete ne dorën e tyre nëse do duan te bëjnë ndryshime ne jete apo jo. Ne planin financiar do jeni shume me te logjikshëm dhe po vazhduat kështu do e përmirësoni shpejt gjendjen.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite shume e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ua shprehe si kurrë me pare ndjenjat dhe di ndiheni mjaft mire ne çdo çast. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do ju bëhen pasi jo gjithmonë ndodh kështu. Ne planin financiar do dini gjithë kohës si te veproni dhe do keni asnjë lloj problemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.