horoskopi

Horoskopi për 7 Korrik

DASHI 21. mars – 20. prill

Duhet te mendoheni disa here para se t’i thoni diçka partnerit tuaj sot, pasi një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shume shtrenjte. Beqaret nuk do lodhen shume për te gjetur princin e tyre te kaltër. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ecnin kështu. Ne planin financiar do arrini objektivat qe i kishit vene vetes dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

DEMI 21. prill – 21. maj

Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit menduar sot ju te dashuruarit. Kishit pritur debate e konflikte nga kokëfortësia e treguar, por ja qe ambienti do jete harmonik dhe i gëzuar. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te bëjnë deklarata dashurie pasi mund te lëndojnë veten e tyre. Buxheti ka për te qene me i mire sesa ka qene, kështu qe do i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Sot do bini dakord me partnerin tuaj dhe do jeni gati te bëni diçka ndryshe nga zakonisht. E rëndësishme është qe emocionet kane për te qene te jashtëzakonshme. Beqaret do fillojnë dashuriçka te fshehta te cilat mund t’iu sjellin emocione pafund. Me shpenzimet vazhdoni te bëni kujdes, sidomos nëse keni marre edhe borxhe se fundmi.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e stuhishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni kokëfortë dhe do këmbëngulni se ajo qe thoni është e drejta. Mund te jete edhe kështu, por duhet te gjeni mënyrën qe t’ia sqaroni partnerit këtë me qetësi. Beqaret do jene te pafat ne dashuri. Gjendja e financave do jete shume delikate. Mos shpenzoni për gjerat qe nuk janë te rëndësishme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Urani, Neptuni dhe Venusi do ju krijojnë një ambient fantastik për t’u dashuruar ashtu si e ndieni sot ju te dashuruarit. Do ndiheni vërtet për mrekulli. Beqaret nuk do mendohen dy here për te pranuar te dalin me dike dhe për disa ky do jete një gabim i rende. Buxheti do filloje te stabilizohet dalëngadalë. Do jeni me te logjikshëm me çdo hap qe do hidhni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite e privilegjuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe kane dike ne zemrën e tyre. Do i shprehin ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret do jene ende ne humor për te pranuar edhe aventura. Për dashurinë e madhe duhet te presin ende disa kohe. Financat kane për te qene te mira dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do ndiheni te lire te bëni atë qe do dëshironi sot ju te dashuruarit dhe do e shfrytëzoni çdo moment pranë partnerit tuaj. Beqaret do jene akoma më me fat dhe do afrojnë pas vetes një person qe te gjithë e kane lakmuar. Ja qe ndonjëherë jeta vjen ndryshe edhe nga sa mund ta ëndërrosh. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi prandaj nuk do ketë probleme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ka rrezik te mos i qëndroni besnike partnerit tuaj sot dhe kjo do sjelle probleme vërtet serioze për ju. Për disa do jete edhe fundi. Beqaret duhet te tregoheni akoma me te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u nxituan nuk do fitojnë asgjë përveçse do brengosen. Ne planin financiar do jeni te arsyeshëm dhe nuk do keni asnjë problem.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni thjesht atë qe do ndieni pa menduar për te ardhmen. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit dhe do i refuzojnë mundësitë qe do iu jepen. Buxhetin do e keni gjithë kohës nen kujdes prandaj nuk do ju dale asnjë e papritur. Do arrini madje te shlyeni edhe borxhet e hershme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Edhe pse do mundoheni shume sot nuk do arrini dot te vendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift. Partneri do jete kokëfortë dhe nuk do pranoje qe ka gabime. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te dalin me cilindo qe do i ftoje. Askush nuk do i detyroje me pas te bëjnë diçka qe nuk duan. Financat pas një periudhe goxha te trazuar me ne fund do jene paksa me te qëndrueshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Sot do ndodhin gjera te jashtëzakonshme ne jetën tuaj ne çift dhe çdo çast do përjetoni kënaqësi te veçanta. Pranoni te dilni edhe nga rutina e përditshme. Beqaret do realizojnë ne mënyrë te çuditshme disa takime dhe e ardhmja do ju ndryshoje përnjëherë. Ne planin financiar do jene kushtet ideale për te marre masa dhe për ta ndryshuar situatën.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Një fllad xhelozie ka rrezik te sjelle probleme ne jetën tuaj ne çift sot. Do mendoni gjithë kohës sikur partneri ju tradhton ose është gati ta beje këtë gjë. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por serish nuk kane për te gjetur princin e kaltër. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe do arrini t’i kryeni pa frike shpenzimet qe keni menduar. Do i shlyeni edhe borxhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.