Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 6 Tetor 2019
horoskopi

Horoskopi për 6 Tetor 2019

Dashi

Sot ju do të ndiheni plot vitalitet dhe entuziazëm. Në dashuri, mund të merrni një ftesë nga një person, i cili ju simpatizon, por nga frika e refuzimit nuk ka preferuar ta deklarojë.

Demi

Me Jupiterin pozitiv në shenjën tuaj javën e keni mbyllur më së miri. Problemi është se jo gjithmonë projektet tuaja duhet t’i vini në zbatim, pasi kjo mund t’ju rrezikojë, duke bërë edhe gabime.

Binjakët

Horoskopi për ju sot parashikon një ditë plot argëtim, për të shpëtuar nga rutina e zakonshme. Në dashuri ju do të donit një lidhje energjike dhe plot pasion.

Gaforrja

Pavarësisht nga përpjekjet, nuk do të jetë e lehtë për të shmangur disa grindje me partnerin tuaj. Faj është i Hënës armiqësore që ju bën nervoz. Mundohuni të pushoni sa më shumë.

Luani

Kjo e hënë për ju parashikon të arrini rezultate të mira në punë. Financat rinisin të marrin frymë dhe ju do të ndiheni të gatshëm për të shijuar një fundjavë relaksuese.

Virgjëresha

Jupiteri dhe Mërkuri në kuadër pozitiv me shenjën tuaj e bëjnë këtë ditë të rëndësishme. Projektet do të mbajnë të pushtuar mendjen tuaj, prandaj prisni edhe bashkëpunimin e partnerit.

Peshorja

Horoskopi për të hënën parashikon një ditë mjaft të tensionuar. Gjithçka ndodh për shkak të Mërkurit që është në opozitë me shenjën tuaj. Edhe në aspektin profesional puna nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

Akrepi

Nëse nuk jeni në humor të mirë sot, më mirë qëndroni vetëm sepse në të kundërt do ziheni me partnerin gjatë gjithë kohës. Në aspektin profesional do të pranoni një detyrë, të cilën do ta çoni deri në fund.

Shigjetari

Yjet janë nga ana juaj, duke ju dhënë dozën e duhur të fatit përsa i përket dashurisë. Momente të bukura dhe dashuri pa fund do kaloni në prani të partnerit. Beqarët do kenë takime të papritura.

Bricjapi

Ka gjasa që partneri t’ju zhgënjejë gjatë kësaj dite dhe për këtë do ndiheni keq. Asnjëherë gjërat nuk bëhen me plane. Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë.

Ujori

Ritmi i ditës suaj do të jetë vërtet frenetik, kështu që mundohuni që të mos lodheni. Qëndroni pranë partnerit sot dhe do të mund të arrini shumë gjëra bashkë.

Peshqit

Në raportet e ndjenjave ju takon të tregoheni më tolerantë se zakonisht, në të kundërt do të prishni qetësinë në lidhje me partnerin. Financat do jenë të kënaqshme, kështu që mund të bëni edhe ndonjë shpenzim.

Provo po ashtu

Horoskopi

Horoskopi për 18 Tetor 2019

Dashi Largohuni nga ata persona të cilët ju gjykojnë vazhdimisht. Mund të bëni edhe pa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.