Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 6 Shtator 2019
horoskopi

Horoskopi për 6 Shtator 2019

Dashi

Sot më shumë se kurrë do të dëshironi të rrethoheni nga gjëra të bukura ju të dashuruarit. Beqarëve do ju ndryshojë jeta si me magji. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni plane me rëndësi.

Demi

Tregohuni sa më të vëmendshëm sot ndaj njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do kenë mundësi për takime, por nuk do e kenë aspak të thjeshtë për të vendosur. Financat do jenë problematike, kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Sot do të zgjoheni me humor të mirë, e gjitha kjo falë mbështetjes dhe përkujdesjes që partneri/ja do tregojë për ju. Beqarët nuk do dinë ta bëjnë për vete një person dhe do mbeten me statusin që kanë.

Gaforrja

Mbase është më mirë që energjitë tuaja t’i investoni për marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do rimendojnë për një dashuri të hershme dhe mund të ofrohen sërish me ata persona. Gjendja e financave do jetë delikate.

Luani

Të dashuruarit duhet të rivlerësojnë mirë zgjedhjet që do të bëjnë. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri dhe është e kotë edhe që të mundohen. Më shpenzimet duhet të tregoheni të arsyeshëm.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që partneri/ja juaj të bëjë një shaka me ju, ndaj mbani një sjellje të qetë dhe qeshni së bashku. Beqarët nuk do mendojnë fare për dashurinë sepse nuk do kenë as kohë dhe as durim.

Peshorja

Mundësi të mira për të fituar besimin e partnerit/es. Beqarët do preferojnë vetëm të argëtohen dhe nuk do mendojnë fare për lidhje serioze. Financat do i mbani gjatë gjithë kohës në kontroll.

Akrepi

Përgatituni që të sqaroni gjithçka me personin tuaj të zemrës. Beqarët do tregohen të arsyeshëm dhe nuk do nxitohen për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do t’i bëni me kujdes llogaritë.

Shigjetari

Mos shpresoni që të ktheheni me personin e dashur. Beqarët do kenë vetëm filtrime momentale, asgjë serioze. Buxheti do ekuilibrohet më shpejt nga sa ju e kishit menduar.

Bricjapi

Sot do të shqetësoheni prej një debati që do kaloni me partnerin. Beqarët duhet të tregohen të duruar nëse duan të gjejnë personin e duhur. Situata financiare do jetë përgjithësisht e mirë.

Ujori

Një deklaratë dashurie do të marrin çiftet që kanë lindur ditën e mërkurë nga ora 9 deri në 13. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria. Në planin financiar do keni probleme të mëdha.

Peshqit

Përpiquni që të jeni më të hapur ndaj partnerit në aspektin e dashurisë. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të marrin hapa të mëdhenj. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.