fbpx
horoskopi

Horoskopi për 29 Tetor 2020

Dashi

Do të dukeni shumë simpatikë sot në sytë e partnerit/es. Mos e lini ditën të iki pa u vënë re, organizoni ndonjë udhëtim të shkurtër me personin e zemrës. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe as që do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Demi

Familja, jeta juaj personale dhe dashuria do të marrin një rëndësi tepër të veçantë sot. E bukura e ditës së sotme do të qëndrojë edhe te një dhuratë që do të merrni nga partneri/ja. Beqarët duhet të jenë më të drejtpërdrejtë nëse duan vërtet të ndryshojnë statusin. Financat do pësojnë ndonjë tronditje të vogël.

Binjakët

Ju duhet të shkoni shumë vite mbrapa për të gjetur një qiell yjesh si ky i sotmi: ju të dashuruarit jeni në krye të atyre që do të kenë fat ditën e sotme, madje në çdo fushë. Beqarët do lodhen shumë duke kërkuar shpirtin binjak dhe më në fund do e gjejnë. Në planin financiar gjendja do të jetë e përmirësuar.

Gaforrja

Hapi i madh që dëshironi të bëni në fushën profesionale dhe sentimentale është shumë pranë jush. Të qëndrueshëm do të jeni në dashuri me partnerin/en. Beqarët do kenë shumë mundësi për takime, prandaj duhet t’i shfrytëzojnë ato. Në planin financiar do keni shumë vështirësi.

Luani

Do të keni fat në marrëdhënien tuaj në dashuri, shumë mundësi edhe për të vënë në vend punët me partnerin/en. Beqarët do lodhen duke kërkuar dashurinë, por për fat të keq nuk do ia dalin dot mbanë. Në planin financiar do keni një përmirësim të situatës.

Virgjëresha

Lumturi në dashuri dhe sukses në bashkëpunime të reja. Partneri/ja ka menduar një surprizë për ju sot e cila do t’ju gëzojë shumë. Beqarët as që do mendojnë për dashurinë dhe do humbasin edhe disa mundësi të shkëlqyera. Me shpenzimet ka rrezik të gaboni në shpenzime.

Peshorja

Do të shqetësoheni me partnerin/en sot, por nuk duhet të bini pre e provokimeve dhe kritikave, sepse tashmë e dini se kur nuk arrini të mbani kontrollin, nuk dini se çfarë flisni. Beqarët më mirë ta lënë veten të lirë dhe të përfitojnë nga rastet që do ju jepen. Buxheti do përmirësohet.

Akrepi

Ndonjë situatë personale dhe familjare do të kërkojë prezencën tuaj. Gjithsesi mos lini pas dore asnjë moment partnerin/en , pasi do ju akuzojë se nuk i kushtoni vëmendje. Beqarët nuk duhet të hezitojnë ftesat që do ju bëhen. Financat duhet t’i mbani gjatë gjithë kohës të qëndrueshme.

Shigjetari

Askush prej jush nuk duhet të jetë i pakënaqur, i patët të gjitha rastet tuaja për të “fituar”. Nëse jo, përse nuk kërkoni një tjetër “lojë”, persona apo qytete të tjera për të treguar vlerat tuaja! Beqarët nuk duhet të fillojnë një lidhje bazuar mbi gënjeshtra, se do vuajnë. Buxheti do ekuilibrohet.

Bricjapi

Nuk ka asgjë të pamundur për t’u përballuar dhe për t’u zgjidhur edhe kur bëhet fjalë për njeriun tuaj të zemrës. Neptuni do t’ju ndihmojë për këtë, ëndërroni edhe më shumë. Beqarët do kenë fat dhe shumë shpejt do krijoni një lidhje. Ekuilibri financiar do përmirësohet ndjeshëm.

Ujori

Do të merrni lajme nga larg, por do të ndiheni jo mirë prej xhelozisë që do të ndieni ndaj partnerit/es apo të dashurit tuaj. Por duhet të dini se kjo periudhë do të kalojë shumë shpejt. Beqarët më në fund do bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të merrni masa.

Peshqit

Yjet te ju sot do të ndikojnë si pozitivisht ashtu edhe negativisht. Ndaj dita e sotme do të jetë paksa e komplikuar përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Duhet të bëni durim dhe të prisni për ditën tjetër. Beqarët do vazhdojnë të mbeten me statusin që kanë. Gjendja e financave do jetë e vështirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.