horoskopi

Horoskopi për 29 Shtator 2020

DASHI 21/3 – 20/4

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë më të privilegjuarit e ditës, në sajë të hënës së pranishme në shenjën e tyre. Ana sentimentale do të funksionojë për mrekulli.

DEMI 21/4 – 21/5

Gjithë ajo që ju duhet këtë ditë, do të gjendet te ndihma dhe mirëkuptimi i familjes. Nuk do të keni vështirësi gjatë së hënës, ato do të zhduken lehtësisht.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Një veçanti e juaja që do të spikasë konsiston në transformimin e gjërave të bukura të jetës, në mundësi të mira, duke i shfrytëzuar plotësisht në avantazhin tuaj.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Dita do të jetë e mirë, përveç disa çështjeve që do të kenë nevojë për zgjidhje, si ato të karakterit burokratik dhe ekonomik. Gjendja fizike dhe mendore do të lërë për të dëshiruar.

LUANI 23/7 – 21/8

Shumë njerëz, kryesisht miq dhe kolegë në punë, mund të kërkojnë ndihmë dhe këshilla lidhur me çështje praktike që kërkojnë zgjidhje të vështira.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Një hap fals i fatit gjatë së hënës, do të ndodhë për shkak të përgjegjësive të shumta që do të merrni. Ndikimi i Marsit me Plutonin dhe Venerën, do të zhdukin ndikimet negative.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Kjo ditë do të jetë e qetë. Disa situata, të shkaktuara nga persona jo shumë të edukuar, mund t’iu shqetësojnë disi. E mira është se ju do të arrini të mbani veten nën kontroll.

AKREPI 24/10 – 22/11

Dita do të jetë e shkëlqyer, në sajë edhe të një diellit në shenjë, e stimuluar edhe nga prania e Mërkurit. Zënkat e përhershme me partnerin, do të dhurojnë anë pozitive.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do e keni humorin përtokë, pa e ditur pse. Raporti me miqtë dhe të afërmit mund të duket i ftohtë, ndërsa në punë mund të ndiheni të frenuar dhe të tërhequr.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

E hëna do të jetë një ditë e kënaqshme. Do të jeni në dilemë për zgjedhjen e një pozicioni të qartë, ndaj dikujt ose diçkaje. Ose do të bëni, ose do të prisni një vizitë kortezie.

UJORI 21/1 – 19/2

Problemi juaj i madh është se nuk dini që t’i gënjeni të tjerët, pavarësisht nëse keni synim të mirë. Do të jeni me nerva dhe me humorin përtokë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Dita nuk parashikohet te jetë aspak e mirë për shkak të Neptunit në shenjë. As prania e Mërkurit gjatë 9 nëntorit nuk do të ndihmojë për të përmirësuar ditën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.