fbpx
horoskopi

Horoskopi për 26 Tetor 2020

DASHI 21/3 – 20/4

Ata që janë çift do të kalojnë një atmosferë paqartësish me gënjeshtra dhe tradhti. Beqarët do kenë takime, por asnjë s’do i tërheqë. Me financat tregohuni më të organizuar.

DEMI 21/4 – 21/5

Të dashuruarit e Demit do të kenë një ditë tejet të ngjeshur sot, ku më së shumti do të dominojë lodhja. Beqarët duhet të përfitojnë nga çdo mundësi që do ju jepet.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Binjakët do të ndihen të paaftë për të shprehur ndjenjat. Beqarët do kenë një ditë pozitive dhe pasioni ka për të qenë i jashtëzakonshëm. Me financat duhet të tregoni kujdes.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Sqarime pa rezultat! Kjo do të jetë një periudhë grindjesh për ata që janë çift. Beqarët do jenë të fiksuar pas pamjes së tyre. Parashikohen vështirësi me financat.

LUANI 23/7 – 21/8

Do të merrni shumë kënaqësi sot. Sakrificat që keni bërë prej kohësh do t’ju shpërblehen. Beqarët do të ndryshojnë edhe statusin. Në planin financiar do jeni me fat.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Personat e shenjës së Virgjëreshës sot duhet të tregojnë shumë kujdes me sjelljen e tyre ndaj partnerit. Beqarët nuk duhet të gënjejnë për asnjë çast. Buxheti do jetë i shkëlqyer.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Rrezik për çiftet, sidomos për ato që kanë bashkë prej një kohe të gjatë. Beqarët do kenë vetëm aventura kalimtare. Financat do jenë të mira, por kujdes me shpenzimet.

AKREPI 24/10 – 22/11

Zhgënjimi për diçka në marrëdhënien tuaj në çift ka marrë gjithë përqendrimin tuaj. Beqarët më mirë t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë. Me financat parashikohen vështirësi.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Fat në dashuri dhe dashuri fatlume për çiftet e Shigjetarit. Beqarët nuk do kenë mundësi të mira për të ndryshuar statusin e tyre. Financat do përmirësohen.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Marrëdhënia e çifteve do të jetë pozitive dhe me konkretizime. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre, pasi pëlqejnë lirinë që kanë. Kujdes me shpenzimet.

UJORI 21/1 – 19/2

Disa marrëdhënie do të maturohen. Beqarët sado që do mundohen nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Me financat do ju duhet një menaxhim i mirë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

E shkuara do t’ju “rrëmbejë” të gjithë ditën sot. Beqarët do afrohen me një person, por duhet të presin edhe ca para se t’i shprehin ndjenjat. Me financat tregoni kujdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.