horoskopi

Horoskopi për 26 Mars

Dashi – Puno në projekte që kërkojnë imagjinatë dhe ndjeshmëria mund t’ju tregojë shumë për ditën tuaj. Diku në thellësi investigimi mund të përfshihet. Puna mund të kërkojë shumë energji dhe përqëndrim, ndoshta më shumë se ajo që prisni, por ju duhet të jeni më të kënaqur me rezultatet në fund. Mundohuni të merrni pushime të shkurtra gjatë punës, dhe mos harroni të hani. Do ju duhet shumë  energji , mbi të gjitha.

Demi – Fjale dashurie, ndoshta dhe shumë idealiste, mund të shkëmbehen sot mes jush dhe një partneri shumë ronamantik. Njëri nga ju mund të shkruajë madje dhe një poemë ose këngë për tjetrin. Kjo mund të jetë një eksperiencë shumë shëruese dhe transformuese, dhe si rrjedhojë mund t’ju bëjë të dyve të ndiheni shumë mirë. E vetmja vështirësi është që ju mund ta shihni njëri – tjetrin përmes lenteve shumëngjyrëshe. Kujtohuni që të dy jeni njerëzor! Shijojeni ditën tuaj.

Binjakët – Studimi i subjekteve intelektuale dhe shpirtërore mund t’ju mbajë në shtëpi sot për pjesën më të madhe të ditës. Më shumë se një vizitor mund të shfaqet që të diskutojë këto çështje, ndoshta duke sjellë disa libra. Diskutimet mund të arrijnë në një nivel imagjinativ, idealist dhe madje mistik, që mund të jetë frymëzuese për të përfshirët. Mbani shënime, sepse do t’ju duhen këto diskutime.

Gaforrja – Intuita përcjell diskutime të çdo lloji sot. Në qoftë se keni menduar të shkruani diçka, sot është dita t’ia nisni. Mendja juaj është shumë e gjithanshme dhe imagjinata juaj po punon në nivele të larta. Ndikime të reja jo të zakonshme për ju mund t’iu frymëzojnë të shkruani një letër, poeme ose një novelë një miku. Bëni pjesën më të madhe të këtyre!

Luani – Pasioni dhe romanca janë në ajër, kështu që bëni atmosferën e duhur. Çdokush duket të jetë në humor festiv. Ju ndiheni afër të tjerëve dhe ndjeni mirënjohje të thellë për të dashurit në jetën tuaj. Konsideroni të shkoni më shpejt në shtëpi pas pune që të jeni më afër personave specialë për ju. Sigurohuni të jeni shumë të hapur në shprehjen e ndjenjave sot.

Virgjëresha – Mund të kaloni nga libraria sot. Do ju duhet të merrni disa informacione intelektuale, shpirtërore dhe praktike të nevojshme për detyrën ose projektin me të cilin po punoni. Mund t’ju marrë më shumë kohë seç kishit planifikuar duke qenë se mund ta gjeni veten të mahnitur nga faktet dhe idetë që ju hapin shtigje të reja mendimesh. Nëse koha juaj është e limituar, kontrolloni herë pas here orët që po kaloni. Nëse jo, bëni qejf!

Peshorja – Intuita juaj ka qenë në rritje kohët e fundit dhe sot mund të arrijë nivelet më të larta. Më shumë se një parandjenjë mund t’ju vijë sot dhe mund ta gjeni veten më shumë në ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve. Në qoftë se merreni me art insipirimi mund t’ju lindë, përfitoni nga kjo mundësi. Mendoni për frymëzimin si një detyrë për universin.

Akrepi – Sot mund të kuptoni që një shok është në fakt shpirti juaj binjak. Keni kaluar shumë kohë bashkë duke ndjekur evente sociale dhe keni kuptuar sa shumë përshtateni në shoqërinë  e njëri – tjetrit. Niveli juaj i afrimitetit duket  i qartë, por do ishte ide e mirë ta vendosni në zbatim. Në qoftë se nuk keni guximin ta bëni një gjë të tillë, shprehuni me një dhuratë.

Shigjetari – Interesat profesionale po i shërbejnë padyshim intuitës dhe imagjinatës sot. Shkrimi,e folura ose artet dramatike mund të jenë te përfshira. Në qoftë se karriera juaj përfshin komunikim të çdo forme, prisni të tërheqë interesin e shumë personave. Ndryshime pozitive janë në vijë, pavarshisht se mund të mos i vini re akoma. Nuk është koha të shqetësoheni për të ardhmen. Për tani, lërini imagjinatën t’ju udhëheqë.

Bricjapi – Mendja juaj po ndjek një kthesë mistike. Kjo është një ditë e mrekullueshme të studioni koncepte shpirtërore dhe metafizike dhe të zgjeroni fushën e njohurive si astrologji, numerologji dhe shkenca te tjera të fshehura. Libra dhe leksione mund t’ju tërheqin vëmendjen, dhe diskutime me miqtë me të cilët ndani këto interesa do ta bëjnë mendjen tuaj të jetë interaktive. Mos e lejoni të sotmen t’ju kalojë. Zgjeroni mëndjen tuaj!

Ujori – Ëndrrat dhe vizionet mund të sjellin ndriçime eksituese dhe të papritura në lidhje me karrierën tuaj. Këto ëndrra mund t’iu shtijnë drejt librave,websiteve dhe burimeve të tjera të informacionit që ju sigurojnë guidë të mëtejshme të paçmueshme. Burimi i frymëzimit tuaj mund të jetë jokonformist, por mos u tërhiqni nga kjo. Mendoni për mesazhin nga vetja juaj dhe bëni më shumë nga këto.

Peshqit – Jeni i prirur të jeni veçanërisht i përshtatur me mendimet dhe ndjenjat e partnerit këtë herë. Në fakt, mund ta gjeni veten duke marrë aq shumë sa është pak e tepërt. Megjithatë, është një avantazh. Ju mundet me siguri ta dini instiktivisht atë që ato përreth jush duan, dhe kjo ndjeshmëri e re padyshim do t’ju bëjë të shënoni disa pikë me partnerët e biznesit dhe ato romantikë të ngjashëm me ju. Mos kini frikë t’i përdorni këto aftësi. Për këtë gjenden aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.