Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 22 Maj 2018
Horoskopi

Horoskopi për 22 Maj 2018

Dashi

Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni goxha mosmarrëveshje me personin qe keni ne krah dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë një takim interesant i cili do i beje te ëndërrojnë. Yjet do kujdesen tej mase qe gjendja juaj financiare te stabilizohet. Do jeni te qete ne këtë sektor.

Demi

Sot do futeni ne një tjetër etape te jetës suaj ne çift ju te dashuruarit dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Shfrytëzoni çdo sekonde ne maksimum! Beqaret do fillojnë një histori dashurie mjaft emocionuese e cika do i beje te ëndërrojnë. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse ne një moment situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit.

Binjaket

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe se bashku do thurni plane edhe mbi te ardhmen. Beqaret do jene shume te qarte për atë qe duan te bëjnë dhe do hedhin hapat e duhura. Ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Do keni para edhe për te kryer shpenzime edhe për te hequr mënjanë.

Gaforrja

Do jeni gjithë kohës te frymëzuar sot ju te dashuruarit dhe do bëni gjera te jashtëzakonshme me qellim qe ta surprizoni partnerin. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret fatkeqësisht do kenë mundësi vetëm për ndonjë aventure kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni edhe investime te mëdha.

Luani

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asgjë katastrofike sot. Gjithçka ka për te ecur për mrekulli dhe do ndiheni gati për te marre vendime. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe nuk do i pranojnë as ftesat qe do ju bëhen. Me vone pastaj nuk duhet te qahen qe nuk kane pasur fat. Ne planin financiar situata do jete mjaft delikate për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

Virgjeresha

Planetët do ua mbrojnë sot jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do ju ece ashtu si keni dashur. Mbrëmja do jete plot ngjyra dhe emocione. Shfrytëzojeni sa te mundni. Beqaret do fillojnë një lidhje te qëndrueshme me shpejt nga sa e kishin menduar. Ne planin financiar do kryeni transaksione pa fund sepse gjendja do jete mjaft e qëndrueshme.

Peshorja

Do jeni shume kërkues sot ju te dashuruarit dhe nuk do kënaqeni me aq sa do iu japë partneri. Duhet te mendoni njëherë edhe se sa ju i keni dhënë atij para se te bëni te tilla kërkesa. Beqaret do ndihen gjithë kohës te përhumbur dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Dite me shume fat për sektorin e financave. Do i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet e dëshiruara.

Akrepi

Ne përgjithësi dita e sotme do jete mjaft harmonike për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni ne asnjë moment. Beqaret duhet te dëgjojnë vetëm zemrën e tyre jo personat qe do i rrethojnë. Financat do jene mjaft delikate. Mundohuni te mos kryeni shpenzime te pamenduara sepse do keni probleme dhe vështirësi pa fund me vone.

Shigjetari

Dite e veçante kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit tuaj do ndiheni si ne ëndërr kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime te statusit. Ne planin financiar situata mund te marre drejtimin e gabuar nëse nuk shpenzoni me maturi. Mendoni edhe për te ardhmen.

Bricjapi

Do afroheni tej mase me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do flisni me te për gjera te rëndësishme. Gjithçka do jete me ndryshe pak me vone. Beqaret do ëndërrojnë shume dhe realiteti do ju duket shume me i bukur. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do i shlyeni te gjitha borxhet qe keni marre me herët. Do jeni te qete.

Ujori

Nuk do mërziteni aspak sot juve qe jeni ne një lidhje sepse partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Ai do ua plotësojë dëshirat dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Beqaret do kërkojnë partnerin ideal, po fatkeqësisht nuk do e gjejnë atë. Nëse ju pëlqejnë aventurat shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

Peshqit

Dite e qëndrueshme dhe mjaft e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë personit qe keni ne kreh dhe emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret do realizojnë takime fantastike te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar mund te keni disa probleme te vogla për shkak te pamaturisë te kohëve te fundit.

@Fluidi

Provo po ashtu

Horoskopi

Horoskopi për 7 Qershor 2018

Dashi Te gjitha ëndrrat me te bukura te dashurisë do ju realizohen gjate kësaj dite. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.