data, horoskopi, fun

Horoskopi për 21 Shkurt 2020

DASHI 21. mars – 20. prill

Nëse lidhja juaj nuk ju mbush më me emocione si dikur duhet te flisni sa me pare me partnerin qe te gjeni një zgjidhje sa me te mire. Po ia late gjerat kohës keni për te arritur ne ndarje. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht me pare nga sa mendonin. Financat ka mundësi te përmirësohen disi.

DEMI 21. prill – 21. maj

Sjellja juaj me partnerin do lere për te dëshiruar gjate kësaj dite. Kjo do e acaroje atë ne shume momente dhe mund te lindin edhe debate. Beqaret do i harrojnë te gjitha problemet qe kane pasi do afrohen me një person magjepsës. Ndonjëherë gjerat nuk bëhen me plan. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni sepse mund te futeni ne probleme serioze.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Merkuri do jete planeti qe do nxite bashkëpunimin për ata qe janë çift dhe flirtet dhe aventurat pasionante për ata qe janë ende vetëm. Për te gjithë do jete dite e shkëlqyer për sa iu përket ndjenjave kështu qe duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin. Buxheti nuk do jete shume i mire, por pas ndihmës qe do iu japin te afërmit gjendja ka për te ndryshuar menjëherë.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Pasion, te papritura, emocione. Jeta juaj ne çift ka për te qene si kurrë me pare gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni dhe mos lejoni askënd ta prishe magjinë. Beqaret do jene te pandalshëm dhe do përdorin çdo mënyrë për te bere për vete dike. Ne mbrëmje ka mundësi te mos jene me vetëm. Për financat do jete një dite e mërzitshme. Nuk do kryeni dot shpenzimet e dëshiruara.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Beni vetëm atë qe do ndieni sot ju te dashuruarit pasi po menduar për te nesërmen dhe se çfarë do mendojnë ata qe ju rrethojnë nuk keni për te shijuar asgjë. Beqaret do i japin rëndësi jetës familjare duke mos kërkuar te bëjnë ndryshime ne jetën sentimentale. Financat do kenë përmirësime te vogla, por jo aq sa për te kryer shpenzime pa u menduar.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Sot do ketë disa mosmarrëveshje te vogla ne çift, megjithatë asgjë për t’u shqetësuar. Do jeni te dy palët te logjikshëm dhe nuk do thoni fjalët e fundit. Beqaret do preferojnë me mire te qëndrojnë vetëm sesa te fillojnë lidhje me persona mediokër. Buxheti do mbetet i mire edhe pas një shpenzimi te konsiderueshëm qe do kryeni për nevoja personale.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Sot nuk do duroni për asgjë çast qetësinë ju te dashuruarit. Do bëni edhe çmenduri te njëpasnjëshme vetëm qe gjithë kohës te përjetoni emocione dhe kënaqësi. Fatmirësisht do keni edhe partnerin ne një mendim. Beqaret nuk duhet te qahen aspak sepse do kalojnë një dite te këndshme. Ne planin financiar do jeni te arsyeshëm dhe nuk do ju dalin te papritura.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Mëngjesi do jete i zhurmshëm dhe i mbushur me debate për ata qe janë ne një lidhje, por duke filluar nga mesdita gjerat do fillojnë te sqarohen dhe do rilinde dielli serish. Beqaret do e kenë shume te lehte për ta bere për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një lidhje te kënaqshme me te. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Kujdes!

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e qete dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për çiftet. Ne çdo moment do bëni atë qe ndieni dhe nuk do mendoni për asgjë tjetër. Edhe beqaret do kenë një dite te këndshme. Do joshin dhe do joshen njëkohësisht persona vërtet interesante. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do mund t’i shlyeni te gjitha borxhet qe keni. Kjo do iu japë qetësinë qe keni pritur.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite me fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do i lere pas krahëve problemet qe ka pasur me ju dhe do mendoje si t’iu surprizoje çdo çast. Beqaret do njihen me personat e duhur ne ambiente lokalesh, palestrash ose ne qendra tregtare. Nëse problemet financiare iu janë zmadhuar shume kërkoni ndihme sa pa qene tepër vone.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Mos u tregoni egoiste sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mos mendoni vetëm për veten pasi mund ta zhgënjeni partnerin. Për beqaret ka për te qene një dite me shume fat. As vete nuk e kishin menduar ndonjëherë se jeta do ju merrte këtë drejtim brenda një kohe te shkurtër. Financat do mund te përmirësohen shume shpejt po nuk shpenzuat pa fund.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Mos i kërkoni partnerit t’ua zbresë Hënën ne toke gjate kësaj dite sepse kjo gjë është e palogjikshme. Qëndroni me këmbë ne toke qe te mos lëndoheni as vete. Beqaret do kenë dashuriçka klandestine me një person qe është ende ne një lidhje me dike tjetër. Financat do jene te shkëlqyera kështu qe mund te bëni te gjitha shpenzimet qe i keni te nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.