Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 18 Shtator 2019
horoskopi

Horoskopi për 18 Shtator 2019

Dashi

Ditë plot humor do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe gati të merrni edhe vendime me rëndësi. Beqarët do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër dhe do bëjnë edhe sakrifica vetëm për ta gjetur.

Demi

Ndryshe nga zakonisht, kësaj here do i shihni gjërat me një sy tjetër ju të dashuruarit. Do kërkoni falje për gabimet e bëra dhe për kokëfortësinë e treguar. Partneri do jetë në humor të mirë dhe marrëdhënia mes jush do përmirësohet.

Binjaket

Ditë e qetë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra do rregullohen dhe duke filluar nga dreka e deri në mbrëmje priten surpriza pa fund. Beqarët duhet ta hapin zemrën nëse duan që të ndryshojnë statusin.

Gaforrja

Do përjetoni kënaqësi si kurrë ndonjëherë më parë juve që jeni në një lidhje dhe nuk do doni të ndaheni asnjë çast prej partnerit. Beqarët do bëjnë mirë të mos humbasin kohën duke besuar fjalët e miqve, por duhet të pranojnë ftesat për njohje të reja.

Luani

Ditë harmonike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do dashuroheni si kurrë më parë me partnerin dhe do bëni plane për të ardhmen. Beqarët do dinë sesi ta joshin personin e duhur dhe deri në mbrëmje do e kenë në krah atë.

Virgjëresha

Ruani sa të mundni qetësinë gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni debate të zjarrta me partnerin. Beqarët do takojnë disa persona gjatë një darke pune dhe me dikë mund të vazhdojnë edhe me tej njohjen.

Peshorja

Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni të zënë me punë dhe në vend që të flisni për këtë me partnerin do e neglizhoni atë. Beqarët nga ana tjetër do e takojnë më në fund personin që do i bëjë t’iu rrahë zemra fort.

Akrepi

Ditë e mrekullueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni të dy palët në humor dhe gati të bëni çdo gjë për të përjetuar emocione dhe kënaqësi. Beqarët do fillojnë më në fund një lidhje romaneske dhe tejet të këndshme.

Shigjetari

Partneri do ju bëjë disa surpriza që do ju lënë me gojë hapur sot. As që e kishit menduar ndonjëherë se gjërat mund të ndryshonin kështu pas disa zënkave që keni pasur. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë me personat që do i joshin.

Bricjapi

Sot duhet të bëni pak më shumë përpjekje që ta rregulloni marrëdhënien tuaj me partnerin. Një fjalë e ëmbël dhe një shikim i ngrohtë mund të bëjnë ndryshimin. Beqarët do gjenden përballë dilemash të vështira dhe nuk do dinë çfarë hapi të hedhin.

Ujori

Do kaloni një ditë të vështirë e të mbushur me debate juve që jeni në një lidhje. Largësia do thellohet edhe më tepër nga më parë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë ndryshim të madh.

Peshqit

Si ju ashtu edhe partneri juaj do bëni të pamundurën gjatë kësaj dite që ta përmirësoni marrëdhënien tuaj. Prej pak kohesh mes jush ka mbizotëruar egërsia dhe xhelozia. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do i emocionojë.

Provo po ashtu

horoskopi

Horoskopi për 10 Tetor 2019

Dashi Mos i lini që të ikin rastet e sotme për të qëndruar me njeriun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.