Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 17 Shtator 2019
horoskopi

Horoskopi për 17 Shtator 2019

Dashi

Largohuni nga ata persona të cilët ju gjykojnë vazhdimisht. Mund të bëni edhe pa ta, mjafton që pranë të keni njeriun e zemrës. Beqarët do takojnë persona që do i bëjnë të ëndërrojnë, por nuk duhet të hedhin hapa pa u menduar. Sektori i financave do jetë i mirë.

Demi

Rivalitet në dashuri dhe punë. Sot Mërkuri do t’jua vështirësojë pak ditën. Për të dalë paq duhet të përdorni të gjithë diplomacinë tuaj lidhur me partnerin/en. Beqarët duhet të tregohen më të duruar, në të kundërt mund të bëjnë gabime të pafalshme. Në planin financiar nuk është koha për të kryer shpenzime.

Binjakët

Sot partneri/ja do t’ju zhgënjejë dhe do t’ju nevrikosë shumë. Megjithatë dita në përgjithësi do t’ju shkojë mirë. Kujdesuni për shëndetin. Beqarët do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin, por nuk do ja dalin dot. Buxheti do vazhdojë të mbetet i ekuilibruar.

Gaforrja

Një diskutim i mundshëm me personin e zemrës. Duhet të jeni më të rregullt dhe të vini më shumë sistem në marrëdhënie. Beqarët do lodhen pak deri në gjetjen e princit të kaltër, por në fund do mendojnë se gjithçka ja ka vlejtur. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm.

Luani

E keni nënvlerësuar një çështje lidhur me partnerin/en dhe tani do të vuani pasojat. Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm dhe jo të pavendosur. Beqarët nuk duhet të dëshpërohen edhe nëse nuk e gjejnë personi ideal. Në planin financiar vështirësitë do të jenë të njëpasnjëshme.

Virgjëresha

Ditë e shkëlqyer për të kërkuar favore dhe këshilla nga njeriu i zemrës. Do të shqetësoheni për shkak të një personi, por gjithçka do jetë kalimtare. Beqarët do realizojnë disa takime, por në asnjërin prej tyre nuk do ndihen të plotësuar. Në planin financiar merrni masa, për të përballuar problemet.

Peshorja

Momente dhe mundësi shumë të mira për ata që janë në një marrëdhënie. Mos u izoloni, por organizoni diçka ndryshe me partnerin/en. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të fillojnë një lidhje me personat që nuk janë të denjë për ta. Financat do jenë të mira.

Akrepi

Kjo do të jetë një ditë veçanërisht e rrezikshme për historitë e të dashuruarve. Nervozizmi do t’ju pushtojë, por ruani qetësinë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë, atëherë kur nuk e prisnin. Në planin financiar do përballeni me vështirësi.

Shigjetari

E gjithë dita do të jetë e zakonshme për ju. Vetëm në darkë partneri/ja do ju ketë rezervuar një takim i cili do ju bëj të ndjeheni mirë. Beqarët do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin , por nuk do ja dalin dot. Kujdes me shpenzimet, sepse financat nuk paraqiten aq të mira.

Bricjapi

Nëse gjërat që keni për të bërë ju duken të shumta, atëherë mundohuni që të seleksiononi ato që për ju janë më të rëndësishmet dhe kërkoni dhe ndihmën e partnerit/es për gjithçka. Beqarët duhet të kujdesen më shumë për pamjen e tyre dhe nuk duhet t’i refuzojnë ftesat. Financat nuk do kenë aspak probleme.

Ujori

Përpiquni që të jeni supertolerantë për diskutimet që do të ndodhin në marrëdhënien tuaj në çift. Dilni me njerëz alegro dhe optimist. Beqarët nuk do jenë as vetë të qartë për atë që duan të bëjnë dhe nuk do hedhin asnjë hap. Për financat do jetë një ditë me shumë fat.

Peshqit

Mundohuni që të tregoheni pak më tolerantë me partnerin/en, në të kundërt do të vuani pasojat. Mendohuni mirë paera se të veproni. Beqarët do i marrin gjërat si t’ju vijnë dhe nuk do ngulin për të ndryshuar statusin. Kujdes me shpenzimet.

Provo po ashtu

horoskopi

Horoskopi për 17 Tetor 2019

Dashi Marredhenia me partnerin do jete shume e mire gjate kesaj dite. Tregohuni edhe pak …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.