Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 16 Korrik 2017
In Fabric

Horoskopi për 16 Korrik 2017

Dashi

Duhet të filloni të merrni vendime që duhet të pranohen edhe nga partneri/ja. Sot është një ditë që do t’ju tregojë se jeni lider në marrëdhënien tuaj. Beqarët do marrin ftesa të shumta për takime sot, por do i refuzojnë të gjitha pasi nuk ndihen ende gati për të krijuar lidhje. Financat do jenë të qëndrueshme, nuk do keni probleme.

Demi

Jeni të preokupuar shumë me çështjet e punës dhe nuk po i kushtoni rëndësi vlerave afektive në jetën tuaj. kjo do sjellë probleme me partnerin/en. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin bëjnë mirë që ti marrin seriozisht ftesat për takime me personat e rinj. Në planin financiar shmangni shpenzimet për të mbajtur situatën në kontroll.

Binjakët

Edhe pse mënyra juaj e komunikimit nuk do të pëlqehet shumë nga njeriu juaj i zemrës sot, vazhdoni të jeni korrektë dhe të sinqertë në ato që thoni. Beqarët të mërzitur nga vetmia do të marrin vendime të nxituara për të cilat do vuajnë pasojat. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Gaforrja

Të jepni ultimatum sot mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për të vendosur autoritetin tuaj në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët edhe pse do ndjehen mirë me personat që do takojnë duhet të tregohen të vëmendshëm sepse jo gjithçka është ashtu siç duket. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Luani

Në të ardhmen partneri/ja do t’ju fajësojë për një vendim që nuk e morët në kohën e duhur. Gjithsesi do keni përgjigjen e duhur për t’i kthyer. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre dhe do shfrytëzojnë të gjitha ftesat që do i bëhen për takime. Në planin financiar nuk do keni probleme, gjithçka do eci mirë.

Virgjëresha

Nuk është e nevojshme që të tjerët, përfshi edhe partnerin/en t’ju tregojnë rrugën sot. Jeni në gjendje të vendosni vetë edhe duke qenë nën presion. Beqarët duhet të tregohen më me këmbë në tokë nëse nuk duan të mbajnë akoma të njëjtin status. Në planin financiar bëni mirë t’i kryeni shpenzimet me maturi për të shmangur problemet.

Peshorja

Të jeni krenarë sot do të sjellë pasoja në pozicionin tuaj të punës dhe në dashuri. Mbase duhet të pranoni që edhe ju gaboni. Beqarët do realizojnë takime interesante sot, pasi do kenë edhe mbështetjen e Venusit dhe Marsit. Edhe në planin financiar do jetë një ditë me fat, do arrini t’i përmirësoni ndjeshëm të ardhurat.

Akrepi

Mos mendoni sot se si të hakmerreni ndaj një rivalit tuaj. Lërjani çdo gjë në dorë kohës sepse hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë. Beqarët edhe pse do tërhiqen pa masë nga një person që do takojnë bëjnë mirë ti hedhin hapat një nga një. Financat do jenë shumë të mira, mundësi edhe për të investuar.

Shigjetari

Sot do të vendoseni përballë situatave të ndryshme që duhet ti jepni zgjidhje të shpejtë. Do të tregoheni mjaft fleksibël në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët duhet ti shfrytëzojnë të gjitha takimet, sepse disa mundësi të mira do ju serviren. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Bricjapi

Po vini në vështirësi këdo që ju qëndron pranë dhe do të vijë një moment që durimi do të soset. Kujdes me sjelljet ndaj njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet që do realizojnë dhe kanë për të tërhequr vëmendjen e personit që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.

Ujori

Provoni ti ngjisni një nga një shkallët e suksesit. Mos tentoni të keni të gjithë tortën sot edhe një pjesë do t’ju shijojë po njësoj. Beqarët edhe pse nuk do e kenë shumë mendjen te dashuria disa takime që do realizojnë do i bëjnë që t’ju rrahë fort zemra. Financat nuk do kenë probleme, por gjithsesi duhet edhe maturia në shpenzime.

Peshqit

Në të shkuarën tuaj keni realizuar atë që keni dashur. Filloni të keni të njëjtin shpirt iniciative edhe sot. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante, por që do ju ofrojnë vetëm aventura kalimtare. Në planin financiar do arrini ta mbani situatën nën kontroll falë menaxhimit tuaj të mirë.

Check Also

Horoskopi për 20 Korrik 2017

DASHI Beni atë qe do ndieni sot ju te dashuruarit dhe mos mendoni se çfarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *