Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 14 Shtator 2017
horoskopi

Horoskopi për 14 Shtator 2017

DASHI 21/3 – 20/4

Do të habiteni teksa do të shihni magjinë e rezultateve që do të merrni nga partneri/ja falë impenjimit tuaj maksimal. Vazhdoni më tej për të arritur më shumë qëllime.

DEMI 21/4 – 21/5

Nuk duhet ta merrni lehtësisht një të papritur që do të rrezikojë marrëdhënien tuaj në çift dhe mund të bëhet një problem serioz, i cili më pas do t’ju hajë kohë për ta zgjidhur.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Jeni shumë xheloz: jini më pak të tillë duke kuptuar arsyet e vërteta të partnerit/es. Në fund të fundit të gjithëve mund t’ju ndodhë të gabojnë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Provoni të sforcoheni sot për të besuar më shumë në marrëdhënien tuaj në çift, edhe pse mund të jeni zhgënjyer disa herë nga partneri/ja.

LUANI 23/7 – 21/8

Nëse mendoni që edhe sot ta kaloni ditën në rutinën që ju ka pushtuar prej disa kohësh, gaboni. Duhet të organizoheni me partnerin/en dhe t’i dedikoni momente lumturie.

VIRGJeRESHΑ 22/8 – 23/9

Mos mendoni se do t’ia dilni me pak fjalë dhe gjëra konfuze: do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi me partnerin/en. Nuk duhet ta lini pas dore çështjen.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do të mund të verifikoni vlerën efektive të një propozimi që do t’ju bëhet gjatë kësaj faze nga njeriu i zemrës, por mos u tregoni të papërfillshëm.

AKREPI 24/10 – 22/11

Të dashuruarit do të jenë gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien e tyre.. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Përpiquni që të bëheni të dobishëm për njeriun tuaj të zemrës, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Shumë persona mund të tentojnë t’ju vënë në vështirësi sot në sy të partnerit/es, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara.

UJORI 21/1 – 19/2

Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Njeriu i zemrës ka menduar një surprizë për ju e cila do t’ju magjepsë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mos i besoni dikujt, i cili më pas mund t’ju vërë në vështirësi. Beqarët nuk do si t’i shprehin ndjenjat personit që pëlqejnë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Horoskopi

Horoskopi për 7 Qershor 2018

Dashi Te gjitha ëndrrat me te bukura te dashurisë do ju realizohen gjate kësaj dite. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.