Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 13 Maj 2018
horoskopi

Horoskopi për 13 Maj 2018

Bricjapi (21.12-20.01)

Një projekt hulumtues do të jetë sfidues. Nuk do të keni mundësi të gjeni gjithë informacionin që ju nevojitet. Për fat të mirë është një nga ato situatat kur ju jeni të vetëdijshëm me atë që dini. Në vend se të bëni një prezantim mbresëlënës, më mirë merruni me disa emra. Një snob byrokrat do të mund të ju ndihmonte. Rezistoni dëshirës për t’u ngatërruar me një të afërm për para. Mënyra e vetme për të siguruar pjesën tuaj është të angazhoni avokat.

Ujori (21.01-20.02)

Mos pretendoni të bëni diçka me një temë për të cilën nuk keni përvojë. Është më mirë të konsultoheni me një ekspert nëse dëshironi të hapni rrugë të mirë. Fillimisht do të keni dilema lidhur me metodat e instruktorit tuaj sepse do të ju duken të çrregullta. Por në fund do të vëreni se kjo teknikë është vërtetë efektive. Kjo ka të bëjë me mosbesimin në diçka që është e rëndësishme dhe ajo është dija. Një mik do të zbulojë disa sekretete që ju bëjnë të ndiheni në siklet. Por mbani kokën lart sepse shpejt do ta tejkaloni këtë histori.

Peshqit (21.02-20.03)

Nuk është ditë e përshtatshme të flisni para publikut ose të shkoni në ndonjë intervistë pune. Keni tendencë të flisni shumë dhe nëse dikush pa dashje ju zemëron nuk do ta keni të lehtë të përmbani përbuzjen tuaj. Është më mirë të rrini në ndonjë vend të izoluar. A ka njerëz që po presin të bëni një prezantim? Gjeni ndonjë justifikim për të mos shkuar ose lusni ndonjë koleg t’ju zëvendësojë. Nuk duhet të flisni diçka që do ta dëmtonte reputacionin tuaj.

Dashi (21.03-20.04)

Një marrëdhënie e ngushtë ka arritur kulmin. Është koha të ndaheni. Nuk ka lidhje a ka të bëjë me mikun e ngushtë, të dashurin apo një partner pune. Një person i drejtë si ju urren të manipulohet. Nëse dikush dëshiron diçka prej jush, është më mirë t’ju pyesin direkt. Kur dikush jua përmbush egon me komplimente të rreme, ndiheni të shfrytëzuar. Edhe karriera mund të jetë mjaft tunduese, meqë keni shpenzuar shumë kohë në zyrë së fundi.

Demi (21.04-20.05)

Mos bini viktimë e një personi. Një mësimdhënës karizmatik ose udhëheqës është tepër fascinues. Shumë nga gjërat që thotë ai janë të shtrembëruara. Nëse vlerësoni drejt mund ta kuptoni se ky person është i interesuar të përfitojë për vete. Mos u mashtroni nga puna humanitare e tij. Ka shumë sharlatanë që përpiqen të ndërtojnë me çdo kusht reputacionin e tyre vetëm sa për t’u avancuar.

Binjakët (21.05-20.06)

Dyshimet po enden nëpër kokën tuaj. Një mik që ju ka borxh para nuk po ua kthen. Më e keqja është se ju duhen paratë për të përfunduar një obligim. Mbase do të jetë e nevojshme të bëni një kërcënim ligjor. Personi që keni ndihmuar po përpiqet t’ju bëjë të ndiheni fajtor që po lejoni paratë të prishin shoqërinë tuaj, por a janë motivet e tij krejt të pastra? Mos i lejoni njerëzit të tregohen egoist.

Gaforrja (21.06-20.07)

Një çështje familjare po ju sjell emocione të ndryshme. Keni përjetuar aq shumë grindje saqë e keni vështirë të merrni kontrollin në jetën tuaj private. Miku juaj i ngushtë ose partneri është lodhur nga drama që bëni. Ka gjasë se do të ju vënë para një ultimatumi. Ky problem do të vazhdojë derisa ju të vendosni kufijtë. Mos u frikësoni t’u thoni njerëzve që nuk duhet të komentojnë jetën tuaj private.

Luani (21.07-20.08)

Ka gjasë se do të ju duhet të anuloni një udhëtim që e keni pritur me qejf. Kjo do të jetë zhgënjyese por nuk keni zgjidhje tjetër. Obligimet e punës po ju shkaktojnë disorientim. Keni nevojë të ndryshoni skenarin. Reflektoni pak në shtëpi. Shikoni ndonjë film ose lexoni ndonjë libër historik fiktiv. Nuk do të jetë e njëjtë sikur të ishit jashtë shtëpisë, por të paktën do të relaksoheni sadopak. Bëni më të mirën nga vetja në rrethanat që ndodheni.

Virgjëresha (21.08-20.09)

Një burim të ardhurash do të bllokohet dhe kjo do t’ju bëjë nervoz. Thellë brenda jush ndiheni të çliruar që po e lini këtë punë. Konkurrenca është e tmerrshme. Por shikojeni këtë si mundësi për t’u relaksuar. Do të gjeni një punë më të mirë vetëm se ju duhet pak kohë. Mos u inkurajoni nga dështimet. Durimi do t’ju shpaguhet. Kërkoni vende pune që janë të lidhura me mësimdhënie, shkrime ose udhëtime.

Peshorja (21.09-20.10)

Mos u sillni vërdallë gjërave. Bëhuni më direkt për ato që dëshironi, edhe nëse të tjerëve nuk u pëlqejnë idetë tuaja. Nëse keni qenë duke pritur ta bëni një hap, bëjeni. Mos prisni për lejen e dikujt. Një i afërm do të ju akuzojë se po tregoheni egoist, por nuk keni tjetër mundësi. Të qenit të popullarizuar është ndjenjë e mirë por nëse kjo do të thotë se duhet të sakrifikoni në emër të grupit, më mirë harrojeni.

Akrepi (21.10-20.11)

Keni dëshirë të rrini vetëm, por askush nuk po brengoset për këtë. Ndërhyrjet e vazhdueshme po ua humbin orientimin. Sidomos kolegët janë shumë të bezidshëm sa i përket disa afateve të rëndësishme. Megjithëse nuk dëshironi të tregoheni të ashpër, duhet të merrni hapa. Vendoseni në derë një mbishkrim “mos pengo” dhe dërgoje një letër elektronike me shpjegimet pse keni nevojë për veten. Nëse shefi juaj e sheh se po e jepni më të mirën nga vetja në rrethana të vështira, nuk do të ketë për çka të ankohet.

Shigjetari (21.11-20.12)

Ju mungon shoqëria e miqve. Për fat të keq, një fëmijë ose i dashuri dëshiron që ju të kaloni kohën e lirë me të. Është koha të tregoheni të sinqertë me pritjet e tij. Keni të drejta të plota të keni jetë edhe jashtë kësaj lidhje. Qasja më e pavarur do të ju ndihmojë t’i jepni përparësi vetes suaj. Është e rëndësishme të merrni frymë lirshëm në jetën tuaj sepse kjo ju ndihmon edhe për kreativitet.

Provo po ashtu

horoskopi

Horoskopi për 6 Nëntor 2019

Dashi Priten momente te lumtura sot për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.