Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 12 Tetor 2017

Horoskopi për 12 Tetor 2017

DASHI 21/3 – 20/4

Do e mbroni gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift dhe nuk do të lejoni askënd që t’ua prishë këtë harmoni që keni ndërtuar. Në planin financiar do keni ide të shkëlqyera.

DEMI 21/4 – 21/5

Ditë e zymtë për të gjithë të dashuruarit kjo e premte e cila do t’i përfshijë në një valë nervash dhe kjo do sjellë edhe mjaft debate të ashpra me partnerin.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Yjet parashikojnë ditë tejet të tensionuar për të gjithë ata që janë në një marrëdhënie. Në planin financiar hidhni hapa të menduar mirë, që mos të përballeni me vështirësi.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Xhelozia do të jetë mjaft e pranishme te ju gjatë kësaj dite dhe kjo në fakt vetëm sa do të shkaktojë mërzitje. Financat do vazhdojnë të jenë të ekuilibruara.

LUANI 23/7 – 21/8

Yjet për ju parashikojnë një ditë të mbushur me emocione. Mos lejoni që rutina të bëhet pjesë e juaja. Me financat do ndiheni më të qetë pasi të ardhurat do kenë përmirësime.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Horoskopi për ju sot ka parashikuar një ditë mjaft romantike. Kjo do të jetë edhe më e veçantë për ata që janë në një marrëdhënie. Financat nuk parashikohen mjaft të mira.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Dita paraqitet e qetë dhe me momente të bukura për çiftet. Megjithatë sot duhet ta hidhni pas krahëve të shkuarën dhe të shfrytëzoni momentet pranë njeri tjetrit.

AKREPI 24/10 – 22/11

Duhet të tregohuni të kujdesshëm gjatë sot ju që jeni në një marrëdhënie. Nuk duhet të bëni asnjë lloj çmendurie sepse kjo do ju bëjë që situata t’ju dalë jashtë kontrollit.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Tregohuni më të përgjegjshëm sot ju që jeni në një lidhje sepse po bëtë gabime do të përballeni me vështirësi të mëdha. Beqarët duhet të tregohen akoma të duruar.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ditë e zakonshme parashikohet për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do të keni ndonjë emocion të veçantë sot, por as vështirësi nuk parashikohen.

UJORI 21/1 – 19/2

Sot do të jeni mjaft të ndjeshëm ndaj kritika që do ju bëhen nga partneri. Dita nuk do të ecë ashtu siç ju e kishit menduar, disa debate të vogla do ua prishin qetësinë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Dita e sotme paraqitet e qetë për çiftet e peshqve. Do të ndjeheni të lumtur dhe plot emocione sot, gjë që do ju mundësojeni të dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj.

Check Also

Horoskopi për 15 Nëntor 2017

Dashi Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për ata qe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *