Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 12 Maj 2018
horoskopi

Horoskopi për 12 Maj 2018

Dashi 21/3 – 20/4

Ju që jeni në një marrëdhënie jeni nën ndikimin e Jupiterit, prandaj nuk duhet të keni shumë iluzione. Beqarët duhet të tentojnë të bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Sektori i financave, i favorizuar.

Demi 21/4 – 21/5

Parashikohet ditë pozitive nën shenjën e Afërditës dhe Hënës, që do t’ju mbështesë në planin sentimental. Beqarët janë në dilemë për hapa të mëtejshëm. Në planin financiar kujdes me llogaritë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Me gjithë largimin gradual të Marsit nga shenja juaj, mos u shqetë- soni. Beqarët do tërheqin pas vetes shumë persona. Kujdes me buxhetin.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Hëna në shenjë duhet shfrytëzuar në maksimum për të sistemuar problemet në fushën sentimentale. Beqarëve do ju ndryshojë e ardhmja.

Luani 23/7 – 21/8

Kuarteti i formuar nga Afërdita, Marsi, Saturni dhe Plutoni, bëjnë që dita e sotme të ketë ndikim pozitiv në marrëdhënien në çift. Beqarët do kenë një ditë të bukur.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Tani që Juipteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju të dashuruarit, do keni mundësi të rikuperoni terrenin e humbur me partnerin/ en. Beqarët duhet të kenë kujdes.

Peshorja 24/9 – 23/10

Hëna ju “vështron” shtrembër nga lart, por keni Uranin dhe Saturnin, i cili do të ndikojë në lidhjen tuaj me partnerin/en. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Për ju të dashuruarit era e nxehtë e Jupiterit do të ketë efektin e një flladi, i cili do t’ju mbushë me freski e energji. Beqarët do kalojnë një ditë të mbushur me takime.

Shigjetari 23/11 – 22/12

“Pesha” e rëndë e Saturnit duket se do ta “ngrys” deri diku qiellin për ju që jeni në një lidhje dashurie. Por Mërkuri ka efekte mjaft pozitive. Beqarët do pranojnë ftesën për një lidhje. Financat do përmirësohen.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Situata yjore duket e komplikuar, sepse Mërkuri ju ka “kthyer kurrizin”, duke ju lënë në mëshirën e një Saturnit. Beqarët nuk do bëjnë asgjë për të ndryshuar statusin. Financat janë të mira.

Ujori 21/1 – 19/2

Edhe pse Jupiteri nuk ju mbështet më si më parë, asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini një objektiv të caktuar ju që jeni në një lidhje. Beqarët do dashurohen me një mik të vjetër. Financat do mbeten të mira.

Peshqit 20/2 – 20/3

Pas një periudhe jo shumë të mirë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, derisa të paraqesin vlerat reale në dashuri. Beqarët do refuzojnë ftesat. Në planin financiar gjithçka ecën mirë.

Provo po ashtu

horoskopi

Horoskopi për 6 Nëntor 2019

Dashi Priten momente te lumtura sot për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.