horoskopi

Horoskopi për 11 Tetor 2020

Dashi

Qëndrueshmëria do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin.

Demi

Ditë euforike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo çast do jetë i veçantë pranë atij/asaj që dashuroni kështu që shfrytëzojeni sa të mundni.

Binjakët

Ditë e tensionuar do jetë kjo për të dashuruarit. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe asnjëri prej jush nuk do pranojë të hap rrugë.

Gaforrja

Do jeni më realiste sot ju që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni shpejt edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët do jenë më me fat se kurrë më parë dhe do arrijnë të krijojnë një lidhje afatgjate dhe të kënaqshme.

Luani

Do dashuroheni me shumë pasion gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve dhe do mundoheni të mendoni vetëm për të ardhmen.

Virgjëresha

Nëse jeni në një lidhje mund të ndërmerrni rreziqe te mëdha sot vetëm që ta ndryshoni ambientin e zymtë që po mbizotëron prej disa ditësh.

Peshorja

Do jeni më të përgjegjshëm, gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje dhe gjërat do ju ecin më mire nga sa kishit menduar. Beqarët do lodhen se kërkuari shpirtin e tyre binjak.

Akrepi

Do jeni në humor të mire gjatë kësaj dite ju teë dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin/en do ketë përmirësime të njëpasnjëshme.

Shigjetari

Do keni më tepër besim tek partneri juaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati të hidhni hapa gjigante më të. Gjithçka ka për të marrë një tjetër kuptim.

Bricjapi

Edhe pse keni kohë me partnerin/en sërish nuk ndiheni të sigurt ne krahët e tij. Dyshoni për çdo gjë dhe doni gjithë kohës ta kontrolloni. Beqaret duhet të joshin me kujdes sepse jo të gjithë personat janë ashtu si duken.

Ujori

Nëse prej disa ditësh jeta juaj në çift nuk është shume e kënaqshme, mundohuni që ta ndryshoni sa me pare atë. Flisni me partnerin/en dhe do kuptoheni.

Peshqit

Sado që tundimi të jete i forte gjatë kësaj ditë, ju nuk do e tradhtoni partnerin/en. Do mundoheni me sa të mundeni t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet që ju kishin dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.