Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 11 Nëntor 2019
horoskopi

Horoskopi për 11 Nëntor 2019

Dashi

Paqja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Do jeni shume te lumtur qe keni dike se partneri ne krah dhe do kujdeseni qe marrëdhënia mes jush te jete sa me e mire. Beqaret me shume gjase do pëlqejnë një person qe është i angazhuar. Do vuajnë me vone, por tani për tani do ndjekin zemrën. Edhe pse financat nuk do jene ne gjendjen me te mire nuk duhet te alarmoheni. Ruani qetësinë dhe mundohuni te zgjidhni telashet.
Demi

Yjet do iu garantojnë një dite te mrekullueshme për ju sot. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do i hapni rruge here pas here. Beqaret do flirtojnë me persona te shumte, por asnjeri prej tyre nuk do ua mbushe mendjen për te filluar një histori dashurie serioze. Financat do jene goxha te mira. Përfitoni për te kryer disa transaksione.
Binjaket

Dita e sotme do jete e mbushur me probleme dhe dabate për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini aspak dakord me partnerin dhe secili do dëshirojë te dale e tija. Nëse jeni ende beqaret, as sot nuk do keni fat. Mos prisni me kot për princin e kaltër sepse ai nuk do vije. Ne planin financiar do përballeni me te papritura jo te këndshme dhe nuk do dini nga t’ia mbani.
Gaforrja

Do ndiheni me te dashuruar se kurrë gjate kësaj dite dhe do përjetoni emocione te papërshkrueshme ne krahët e atij qe doni. Nëse zemra juaj është ende e lire gjerat do ndryshojnë për mire. Një i afërm i kushërinjve tuaj do iu beje një propozim joshës. Te ardhurat nuk do jene aspak problematike kështu qe ne këtë plan nuk do keni ankesa.
Luani

Ne çift do jetoni momente pasiononte me partnerin tuaj. Planetët do krijojnë edhe një ambient mjaft romanesk dhe te këndshëm. Shfrytëzojeni! Beqaret, te mbështetur nga Venusi do kenë një takim mjaft te rëndësishëm dhe stimulues. Duhet te keni me tepër besim tek vetja juaj. Situata financiare do jete shume e mire dhe ju do bëni transaksione për te konsoliduar te ardhmen.
Virgjeresha

Marrëdhënia me partnerin tuaj do jete e mbushur me ngrohtësi, bashkëpunim dhe përkëdhelje. Për te vetmen gjë qe duhet te bëni kujdes është impulsiviteti i tepruar. Kontrollojeni veten! Dita për beqaret do jete euforike. Do jeni mjaft sharmante dhe kjo do i shtoje mundësitë për takime. Për sa iu përket financave mundohuni te tregoheni me te arsyeshëm dhe mos ndërmerrni me shume sesa duhet rreziqe.
Peshorja

Perspektivat do jene te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Edhe pse nuk do bëni gjera shume te veçante do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do i përdorin se tepërmi aftësitë e tyre joshëse. Do krijoni lidhje te reja mjaft simpatike dhe qe do iu bëjnë te ndiheni si ne ëndërr. Do keni mundësi te bëni edhe me tepër shpenzime suke qene se financat do jete te kënaqshme.
Akrepi

Sido qe te jete situata ne jetën ne çift sot do ndodhin ndryshime te mëdha. Nëse jetoni bashke, do kaloni një dite paksa delikate, plot konflikte dhe mosmarrëveshje. Nëse jeni beqare planetët do jene premtues. Ka mundësi te ndodhe një takim premtues qe do ua mbushe shpirtin me gëzim. Limitoni sa te mundni shpenzimet, te paktën për sot sepse nëse vazhdoni si e keni nisur do ngeleni pa gjë.
Shigjetari

Ne planin sentimental do keni mundësi t’i konkretizoni projektet e bere para shume kohesh dhe shume nga dëshirat tuaja do te plotësohen. Gjithsesi qe kjo harmoni te rezistoje ju duhet te tregoheni me te hapur. Ju beqare do i jepni fund këtij statusi megjithëse fillimisht do hezitoni ndërmjet shume personave. Ne planin financiar nuk iu lejohet te bëni gabime sepse do bini ne gremine.
Bricjapi

Ne planin sentimental ju premtohen kënaqësi te mëdha dhe momente te paharrueshme. Do e shprehni te gjithë entuziazmin dhe do ndiheni te lumtur. Ju beqare duhet te përgatiteni te takoni dashurinë e madhe. Ajo ka qene shume afër jush por ju gjate gjithë kësaj kohe nuk e keni pare. Buxheti do filloje te përmirësohet mjaft. Për me tepër ju do tregoheni shume te matur me shpenzimet.
Ujori

Jeta ne çift nuk do ketë probleme gjate kësaj dite, por mos prisni qe ajo te jete shume euforike. Çdo gjë do jete si zakonisht dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion shume te veçante. Beqaret, pas një periudhe pritjeje, me ne fund do kenë mundësi te takojnë personin e ëndrrave. Tregohuni te kujdesshëm me menaxhimin e financave dhe mos bëni asnjë investim te madh.
Peshqit

Mos e kritikoni me shume sesa duhet partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse problemet qe mund te lindin me te mund te jene te zjarrta. Mos i krijoni vetes vështirësi te kota. Beqaret me shume gjasa do takojnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar do i zgjidhni me lehtësi vështirësitë qe keni pasur dhe do arrini ta stabilizoni situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.