Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi për 10 Maj 2018
Horoskopi

Horoskopi për 10 Maj 2018

Dashi

Sot ju që jeni në një marrëdhënie do t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë. Beqarët do kenë sukses në dashuri. Financat nuk do jenë aspak të këqija.

Demi

Situatat sentimentale mund të ngarkohen disi sot. Beqarët do kenë planetët në krah, prandaj mund të hedhin çdolloj hapi që do mendojnë. Në planin financiar tregohuni vigjilentë.

Binjakët

Binjakët janë ata që shfaqin më shumë romancë tek partneri/ja sot. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do pranojnë ftesat. Financat do kenë përmirësime.

Gaforrja

Sot, do të përpiqeni që të jeni të gatshëm për të bashkëpunuar për gjithçka me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Financat do mbeten të qëndrueshme.

Luani

Sot do të jeni kreativë dhe me shumë energji ju të dashuruarit. Beqarët do jenë të ngarkuar me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Në planin financiar do jeni të përgjegjshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Lëreni dashurinë dhe ndjenjat të shkëlqejnë sot. Beqarët do kenë takime të rastësishme që shumë shpejt mund të shndërrohen në lidhje. Dielli do ju sjellë fat në planin financiar.

Peshorja

Mos u tregoni shumë të ashpër sot me partnerin/en. Beqarët vetëm për të mos qëndruar vetëm do jenë gati edhe për aventura kalimtare. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Akrepi

Sot do të përfshiheni në disa debate të vogla me njeriun e zemrës. Beqarët do kenë disa takime të bukura të cilat do i duken si ëndrra. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Shigjetari

Sot nuk është një ditë e mirë për të marrë përsipër rolin e drejtuesit/es në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë plot takime, por nuk preferojnë të ndryshojnë statusin. Financat do jenë të këqija.

Bricjapi

Nëse do t’ju ofrohen mundësi të mira për ndonjë aventurë me partnerin/en, mund edhe të pranoni duke mos u treguar të turpshëm. Beqarët s’do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë të mira.

Ujori

Mos i pranoni sot detyrat në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do tërheqin vëmendjen e të gjithëve me pamjen e tyre, por nuk do jenë gati për lidhje. Në planin financiar tregohuni të matur.

Peshqit

Sot situatat e rënduara emocionalisht do t’ju rrethojnë. Beqarët do kenë një ditë të mbudhur me takime, por asgjë më shumë. Financat do vazhdojnë të mbeten gjithë kohës të mira.

 

Provo po ashtu

Horoskopi

Horoskopi për 7 Qershor 2018

Dashi Te gjitha ëndrrat me te bukura te dashurisë do ju realizohen gjate kësaj dite. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.