fbpx
horoskopi

Horoskopi për 1 Dhjetor

Dashi

Jeta juaj në çift do jetë më e kënaqshme dhe më e ndritur se më parë. Në çdo moment do përjetoni emocione të papërsëritshme. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por në fund nuk do jenë gati të hedhin hapa më tej.

Demi

Do keni besim të verbër te partneri juaj sot dhe me të do pranoni të shkoni kudo e të bëni gjithçka. Ai nuk ka për t’iu zhgënjyer asnjë çast. Beqarët do kenë ndryshime të mëdha në jetën sentimentale.

Binjaket

Tregohuni sa më të kuptueshëm dhe të dashur me partnerin sot sepse vetëm në këtë mënyrë do arrini ta përmirësoni marrëdhënien. Me kokëfortësi dhe inat nuk keni për të fituar asgjë.

Gaforrja

Jupiteri do jetë planeti që do ju sigurojë një jetë të qëndrueshme në çift. Do dashuroheni pa dorashka dhe gjithçka do ju ecë ashtu si keni ëndërruar. Beqarët do jenë me më shumë fat se më parë.

Luani

Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj gjatë kësaj dite, sepse më vonë keni për t’u përballur edhe ju me vuajtjen. Nuk do vlejë as pendimi. Beqarët do realizojnë takime elektrizuese

Virgjëresha

Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë ditës sot në jetën tuaj në çift. Herë pas here mund të ndiheni keq sepse me të vërtetë do keni nevojë për diçka ndryshe. Beqarët nuk duhet të besojnë në dashuri me shikim të parë.

Peshorja

Ditë tejet e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kërkoni gjëra të ndryshme nga partneri dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqarët do e kenë të vështirë ta afrojnë pas vetes personin që pëlqejnë.

Akrepi

Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Beqarët fatmirësisht do kenë një ditë shumë më ndryshe.

Shigjetari

Ditë e qetë dhe pa asnjë problem do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime. Beqarët do bëjnë mirë të mos ndërmarrin rreziqe të ekzagjeruara vetëm për të ndryshuar statusi

Bricjapi

Nuk do keni mosmarrëveshje në çift gjatë kësaj dite, megjithatë as nuk do përjetoni emocionet që gjithmonë keni dashur. Për çdo gjë flisni hapur me partnerin. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë për të dalë me persona të rinj.

Ujori

Sot do ketë ndryshime radikale për ata që janë ne një lidhje. Përgatituni shpirtërisht sepse as në ëndërr nuk i kishit menduar gjërat kështu. Rëndësi ka që kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme.

Peshqit

Ka shumë mundësi që sot partneri juaj t’i pranojë gabimet e bëra dhe të bëjë atë që thoni ju. Mbrëmja ka për të qenë emocionuese. Beqarët do kenë goxha probleme profesionale dhe nuk do kenë kohë të mendojnë për jetën sentimentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.