Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi 25 Maj 2018
Horoskopi

Horoskopi 25 Maj 2018

Dashi

Sot do të hasni në shumë sfida të rrezikshme, megjithatë keni mësuar shumë nga përvoja juaj e mëparshme dhe do të dini si të silleni.

Demi

Nuk mund t`i injoroni presionet që vijnë nga ambienti i jashtëm. Rrjedhojë e gjithë këtyre do të jetë ndryshimi i planeve tuaja për të ardhmen.

Binjakët

Situata ju duket shumë paqësore, por debate të ashpra pritet të ndodhin. Duhet të arrini të bashkëpunoni me personat që keni pranë.

Gaforrja

Partneri do t`ju ftojë të merrni pjesë në një iniciativë shumë frytdhënëse. Megjithatë, ju nuk jeni shumë të bindur kështu që nuk do të pranoni.

Luani

Jeni njerëz shumë të këndshëm dhe të shoqërueshëm, deri në momentin kur ju preken interesat. Atëherë mund të rrezikoni çdo gjë brenda sekondës.

Virgjëresha

Do të përfshiheni në një konflikt interesash për të arritur synimet tuaja. Kujdes sepse personat me të cilët keni të bëni janë të rëndësishëm.

Peshorja

Është e vërtetë që të kundërtit tërhiqen më shumë me njëri-tjetrin. Kjo do të ndodhë me ju sot, dhe do të jetë fillimi i një historie të re.

Akrepi

Mos besoni shumë në një raport që ka më shumë minuse sesa pluse. Duhet të hiqni dorë menjëherë nëse nuk doni të zhgënjeheni më vonë.

Shigjetari

Do të përdorni idetë e të tjerëve për të arritur qëllimet tuaja. Jeni disi në dilemë nëse do të funksionojnë ose jo, megjithatë ju do të provoni.

Bricjapi

Keni kohë që nuk jeni vënë në dijeni lidhur me problemet e familjes suaj. Kjo do të sjellë shumë komplikime në të ardhmen dhe nuk do të dini t`i zgjidhni.

Ujori

Duhet të merreni më shumë me veten tuaj si fizikisht dhe nga ana psikologjike. Keni një stres të vazhdueshëm si në punë ashtu edhe me partnerin.

Peshqit

Mundohuni ta nisni ditën mbarë sot, dhe t`i lini një përshtypje të mirë personave që kanë në dorë financat tuaja. Priten zhvillime të reja në mbrëmje.

@Fluidi

Provo po ashtu

Horoskopi

Horoskopi për 7 Qershor 2018

Dashi Te gjitha ëndrrat me te bukura te dashurisë do ju realizohen gjate kësaj dite. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.