Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi 19 prill 2017

Horoskopi 19 prill 2017

Dashi

Në disa momente yjet duket se duan t’ju kushtojnë një vëmendje të veçantë. Kjo do të ndodhë saktësisht të mërkurën dhe vështirë se do të mërziteni në shoqërinë e tyre. Do të gjeni mënyrën që t’i lini dyshimet dhe t’i pranoni gjërat më lehtësisht. Do shfrytëzoni zgjuarsinë tuaj dhe do të jeni më praktikë e të logjikshëm. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin tuaj i cili do jetë disi delikat.

Demi

Do të ndiheni mirë në shoqërinë e yjeve dhe do ta filloni ditën mbarë. Më pas, me kalimin e Diellit në shenjën tuaj, do të përjetoni një periudhë të mbushur me entuziazëm. Ky është edhe momenti i përshtatshëm për të kuptuar diçka që e kishit të paqartë në dashuri. Përpiquni të mbani nën kontroll financat. Shëndeti do jetë i mirë.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë më të gjallë e aktivë gjatë kësaj të mërkure. Yjet do të ndikojnë që të veproni të nisur nga logjika dhe që të ndieni nevojën për t’u angazhuar në maksimum. Këtë fenomen do ta përjetoni më shumë në ambientin e punës. Kështu nuk do të gjendeni të papërgatitur për atë që ju pret. Financat do arrini t’i përmirësoni.

Gaforrja

Rrallëherë qëllon që qielli t’ju dhurojë një ekuilibër të tillë ku do të dini të bashkërendoni jetën publike me atë private dhe sidomos do të ndiheni të vlerësuar nga ata që ju vëzhgojnë, që ju qëndrojnë pranë dhe që pëlqejnë mënyrën tuaj të të vepruarit. Mos u mërzisni nëse Plutoni mund t’ju bëhet pengesë për të kuptuar partnerin/en. Me komunikim të mirë do kapërceni gjithçka.

Luani

Jeni gati të përballoni një ditë të mbushur me sfida e mundësi të mëdha? Me sa duket po, sepse sot yjet do t’ju dhurojnë entuziazmin dhe vullnetin e duhur për të qenë fitues. Ky është momenti i përshtatshëm për t’iu përkushtuar dashurisë dhe miqësisë, sepse do ta keni të lehtë të kuptoheni me të tjerët. Gjithashtu ju pret një periudhë e rëndësishme edhe në aspektin profesional dhe praktik.

Virgjëresha

Duket se sot ju mungon besimi në vetvete, prandaj do të vendosni të bëni një pauzë pavarësisht energjisë dhe entuziazmit që ju dhuron Dielli, që për momentin është mik i të lindurve të kësaj shenje. Nuk do t’ju mungojnë idetë gjatë kësaj të mërkure. Më pas do të fillojë një periudhë qetësie, por gjatë të cilës do të merreni dhe me angazhime të ndryshme.

Peshorja

Nuk ka sesi të mos ju pëlqejë kjo ditë, sepse do të ndiheni në ekuilibër, do të keni mbarëvajtje të mirë me gjithçka dhe do t’i shfrytëzoni energjitë më të mira për diçka në të cilën besoni dhe që ju bind. Bëni kujdes vetëm prej ideve tepër gjeniale. Përpiquni të bëheni më shumë përzgjedhës edhe për sa i takon asaj që duhet të thoni. Kujdes me shëndetin, do përjetoni disa shqetësime.

Akrepi

Dita e mërkurë do të fillojë në mënyrë të lehtë dhe spontane, që do t’ju garantojë raport më të mirë me të tjerët. Dielli do të largohet nga shenja juaj duke bërë që t’ju bjerë disi gjallëria, por që do arrini ta fitoni sërish. Kështu, do t’ju lindë dëshira për t’u marrë me gjërat praktike, materiale dhe ekonomike.

Shigjetari

Përpiquni ta bindni veten se kjo do të jetë një ditë që do t’i kushtoheni ndjenjave dhe dobësive të zemrës. Dielli do të ndikojë për t’jua bërë më të lehtë shprehjen e ndjenjave. Ju që jeni vetëm do ndiheni më pak energjikë, më të stresuar e të acaruar. Gjithashtu do të ndieni dëshirën për të sfiduar dhe për të ndier pasionin që ju mungonte prej kohësh. Kujdes me shëndetin.

Bricjapi

Gjatë ditëve në vazhdim yjet do të kujdesen për ju nga larg, por me gjithë distancën kozmike ju do t’i shijoni ato. Gjatë kësaj të mërkure do të ndiheni të ekuilibruar për sa i takon jetës private po ashtu dhe aspektit profesional. Çdo gjë do ta bëni me pasion. Financat nuk do shfaqin asnjë problem, mund të bëni edhe shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Ndonjëherë yjet ndikojnë që të na bëjnë të ndihemi më të qetë dhe mund t’u besojmë atyre. Kjo do të ndodhë sidomos gjatë ditës së sotme, ku përveç raporteve me të tjerët, të lindurit e shenjës së Ujorit do të merren edhe me zgjidhjen e problemeve në çift. Marsi do t’ju ndihmojë shumë në aspektin profesional. Mbrëmjen do ta kaloni në qetësi.

Peshqit

Ndoshta nuk jeni ju protagonistët e vërtetë të kësaj dite, por mbase është më mirë kështu, sepse kjo do të thotë se yjet do t’ju lejojnë të veproni në liri. Do të vendosni ju se kur do t’i merrni në konsideratë idetë e ndryshme që do t’ju vijnë si pasojë e ndikimit të yjeve. Do të ndiheni entuziastë për gjërat që bëni. Kjo do të jetë dita e përshtatshme për të përballuar sfidat në raportet tuaja.

Check Also

Horoskopi për 16 Qershor 2017

Dashi Dite e mrekullueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *