Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi 18 Maj 2018
Horoskopi

Horoskopi 18 Maj 2018

Dashi

Sot ndiqni një inspirim që i takon diçkaje, që e keni pasur para syve, por që kurrë nuk e keni parë. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të ndryshuar statusin pasi do kenë probleme serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendje të mirë.

Demi

Nervozizmi me të cilin do të zgjoheni nuk do të jetë i mirë për ditën e sotme për ju që jeni në çift. Beqarët do realizojnë takimin e shumë ëndërruar. Buxheti nuk do ketë probleme.

Binjakët

Është më mirë që të mos fiksoheni më kot te disa ide, porsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme, por nuk duhet të nxitohen. Në planin financiar nuk priten vështirësi.

Gaforrja

Dashuria e partnerit do t’jua bëjë zemrën të rrahë fort. Beqarët më mirë të qëndrojnë ashtu si janë sesa të fillojnë lidhje dhe të lëndohen. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Luani

Do të “mblidhini” në ajër idetë romantike që do t’ju prezantohen nga njeriu i zemrës. Nuk duhet të humbisni kohë. Beqarët nuk do pranojnë çdo ftesë që do ju bëhet. Në planin financiar hidhni çdo hap me maturi.

Virgjëresha

Është e kotë t’i vini rrotull një argumenti, gjërat tashmë janë të qarta në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do preferojnë ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara.

Peshorja

Terreni në të cilin po lëvizni me partnerin është i “minuar”. Beqarët duhet të ndryshojnë pamjen e tyre nëse duan të bien në sy e të marrin propozime. Buxheti do të jetë i mirë.

Akrepi

Flisni hapur me personin që keni rënë në dashuri. Beqarët nuk do ndihen vetëm pasi për ta do mendojnë miqtë dhe familjarët. Në planin financiar bëni kujdes me llogaritë.

Shigjetari

Pas problemeve që keni kaluar gjatë kësaj kohe në çift, mos e fshihni lumturinë që do të ndieni. Beqarët mund të realizojnë një nga takimet më të bukura në jetë. Në planin financiar buxheti do jetë goxha i trazuar.

Bricjapi

Besojini këshillës dhe mbështetjes së njeriut tuaj të dashur. Beqarët duhet t’i kontrollojnë ndjenjat e tyre, në të kundërt do vuajnë pasojat. Në planin financiar rekomandohet sa më shumë maturi.

Ujori

E sotmja do të jetë shumë pozitive për ju të dashuruarit. Beqarët më mirë të mos nxitohen por të presin edhe disa ditë për raste të shkëlqyera. Buxheti do mbetet i paqëndrueshëm, kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Më në fund do të rikompensoni kohën e humbur të ditëve të kaluara me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria, por vetëm në punë. Financat do jenë të mira.

Provo po ashtu

Fjalët e kësaj shenje depërtojnë drejt e në ZEMËR

Kjo shenjë është xheloze, por jo e obsesionuar, egërsisht e marrëzisht. Nuk do të ngurrojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.