Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi: 16 Nëntor, 2019
horoskopi

Horoskopi: 16 Nëntor, 2019

Dashi

Në sajë të ndikimit të Uranit, Saturnit dhe Plutonit, dita do të jetë e luhatur. Megjithatë do arrini të dominoni ndaj atyre që ju vendosin në vështirësi, duke futur në lojë kartat fituese.

Demi

Dikush prej jush do të ketë një mundësi të mirë, për të plotësuar diçka që dëshiron. Mos kërkoni ndihmën e personave që nuk bëjnë gjë tjetër veçse duan shkëmbim nderesh.

Binjakët

Dita mund të mos nisë sipas pritshmërive që keni, por mos u druani, pasi situata do ndryshojë shpejt. Organizohuni në mënyrë që të kaloni një ditë të qetë, në shoqërinë e një njeriu special.

Gaforrja

Një turbullirë e madhe e yjeve, mund t’iu përballë me të papritura me miqtë tuaj. Gjatë kësaj dite do të merrni një mesazh për të ardhmen, qoftë nga një person apo nga një situatë e caktuar.

Luani

Do të jetë ndikimi i Hënës ai i cili do të luajë rol në vështirësitë e ditës. Do të ndeshni në probleme të vogla dhe të bezdisshme, të cilat do bëjnë që të humbni sensin e reflektimit.

Virgjëresha

Kjo është shenja më e favorizuar e ditës në atë pikë, sa që yjet ju këshillojnë të mos planifikoni asgjë, pasi gjërat do të rrjedhin vetë. Lëreni që të jetë dita, ajo që do japë direktivat dhe ju vetëm ndiqini.

Peshorja

Ndiqni rrugën tuaj, pa kthyer kokën mbas. Disa nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë disa probleme, origjinën e të cilave nuk do e kuptojnë dot. Megjithatë këshillohet që ta merrni ditën pozitivisht dhe të visheni me ngjyra.

Akrepi

Do të keni të bëni me njerëz, me të cilët nuk bini shumë dakord. Edhe fusha e ndjenjave do të jetë e çrregullt. Angazhohuni që të ekuilibroni situatat.

Shigjetari

Ndoshta jo i gjithë faji është i atyre që ju keni pranë, ndaj bëni kujdes me gjaknxehtësinë. Do e gjeni veten të ekspozua ndaj problemeve në këtë të shtunë, pa ditur të shpjegoni arsyen.

Bricjapi

Kjo ditë do jetë jashtë të zakonshmes. Gjithçka do të nisë me një lajm që do të merrni në mëngjes. Një person i hareshëm do bëjë që ju të kaloni nga një situatë e rrezikshme në një tjetër të favorshme.

Ujori

Prioritet i momentit është që të sillni gjithçka rrotull një fakti që ka shumë rëndësi për ju. Për të mos bërë gabime të cilat mund të kenë pasoja, mundohuni të organizoheni në mënyrë selektive.

Peshqit

Një ndjenjë e veçantë do të lindë tek ju, e cila do të kërkojë që të mbani një qëndrim. Horoskopi i kësaj të shtune kërkon që vendimet e rëndësishme të merren menjëherë dhe të mos i shtyni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.