Ballina / HOROSKOPI / Horoskopi: 15 Nëntor, 2019
horoskopi

Horoskopi: 15 Nëntor, 2019

DASHI 21/3 – 20/4
Do t’ju duhet të reflektoni mbi një përgjigje që do t’i jepni partnerit/es, edhe pse do t’ju duket e kotë dhe e thjeshtë: është e nevojshme që t’i shihni gjërat në perspektivë.

DEMI 21/4 – 21/5
Ka ardhur momenti që të luftoni për marrëdhënien tuaj në çift, pa u kursyer e duke pranuar këshillat dhe kritikat që do t’ju bëhen. Beqarët nuk do ta ndryshojnë dot statusin.

BINJAKËT 22/5 – 21/6
Do të keni shumë nevojë që të lëvizni, të bëni diçka qoftë edhe gabim, në mënyrë që të arrini të kuptoni se çfarë doni në të vërtetë nga partneri/ja juaj.

GAFORRJA 22/6 – 22/7
Sot mos u ngarkoni me punë, sepse nuk do të mund t’ia dilni dot. Në mbrëmje mos e shmangni darkën romantike me njeriun e zemrës, do t’ju bëj mirë të dyve.

LUANI 23/7 – 21/8
Hiqni nga mendja një ide të vjetër për partnerin/en, duke menduar për një të re. Do të keni mjaftueshëm kohë për ta bërë këtë. Beqarët ka rrezik të marrin vetëm refuzime.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Mungesa e përgjigjes nga ana e partnerit/es që e doni shumë do t’ju sjellë humor të keq. Mos e mundoni veten kaq shumë, sepse po i jepni peshë diçkaje që nuk ka peshë.

PESHORJA 24/9 – 23/10
Nuk do të keni rrugë të mesme. Për të vendosur se çfarë do të bëni me marrëdhënien tuaj, kini parasysh përfshirjen e partnerit/es. Në mbrëmje do të bëni diçka ndryshe.

AKREPI 24/10 – 22/11
Mbase pesimizmi i sotëm mund t’ju vijë në ndihmë në lidhje me marrëdhënien tuaj në çift. Mospasja e shumë pritshmërive do t’ju lejojë që të mos zhgënjeheni.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Po mendoni shumë: në këtë situatë ju duhet të vini në punë instinktin, për të mos rënë në probleme që nuk ekzistojnë me partnerin/en, si dhe për të shmangur humbjen e kohës.

BRICJAPI 23/12 – 20/1
Prej frikës po sajoni në mendje situata jo të vërteta për partnerin/en, kur në fakt ato në të vërtetë janë më se të qarta. Pasdite kushtojani kohën njeriut tuaj të zemrës.

UJORI 21/1 – 19/2
Mos u tërhiqni mbrapsht, edhe pse një diskutim do të marrë përmasa të mëdha me partnerin/en: në të vërtetë kjo është mënyra më e mirë për t’u sqaruar.

PESHQIT 20/2 – 20/3
Nëse sot do të forcoheni për të bërë diçka speciale me njeriun tuaj të zemrës, do t’i habisni të gjithë, madje edhe veten tuaj. Por bëni kujdes nga disa këshilla të këqija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.