Ballina / KOSOVA / Hooper: Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë ekziston
hooper

Hooper: Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë ekziston

Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit dhe analisti James Hooper beson se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është arritur dhe se Albin Kurti nuk do të jetë në gjendje t’i ndryshojë kushtet e saj.

Të gjithë ata që nuk janë në pushtet dëshirojnë gjithmonë kushte më të mira. Kur marrin detyrën, ata zbulojnë se nuk mund të sigurojnë kushte më të mira. Dhe kjo do të jetë vështirësia për Kosovën dhe mendoj në veçanti për zotin Kurti, sepse ai shihet si dikush që ka marrë një pozicion të linjës së ashpër. Ai do të zbulojë se në fakt ka tashmë një marrëveshje dhe se nuk do të jetë në gjendje t’i ndryshojë këto kushte, ka deklaruar për Zërin e Amerikës Hooper.

Sipas Hooper “Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse pa një element territorial”.

“Mendoj se Kurti do të gjendet përballë realitetit dhe për të mund të jetë një realitet i vështirë për t’u pranuar. Realiteti është se marrëveshja tashmë është negociuar. Marrëveshja ekziston. Në thelb është rënë dakord…”, ka theksuar Hooper sipas të cilit pjesë e marrëveshjes është edhe elementi si ai i ” shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB”.

Në fakt është zgjidhur mes palëve, mes zotit Vuçiç dhe zotit Thaçi. Mund të ketë disa gjëra të vogla për t’u zgjidhur por në thelb është rënë dakord për këtë marrëveshje, ka thënë mes tjerash Hooper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.