Ballina / KRYESORE / Homologimi: Plaçkë prej 4 milion euro çdo vit
homologimi, qak

Homologimi: Plaçkë prej 4 milion euro çdo vit

Një makinë e re e importuar në Serbi homologohet për 3.510 dinarë ose 30.47 euro, ose 90 euro më lirë sesa homologimi që bëhet në Kosovë nga “Eurolab”. Ne Maqedoni, varësisht prej llojit të veturës, pagesa që duhet bërë për homologim të veturës sillet prej 30 deri në 70 euro.

Peticioni është nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë të cilët kërkojnë nga Kuvendi, që Ligji për Automjete të ndryshohet dhe obligimi për homologim të hiqet në tërësi. Në Kuvendin e Kosovës sot është dorëzuar peticioni për heqjen e homologimit.

Nisma për peticion u ideua nga ekonomistit Hekuran Murati, derisa përmes tij po kërkohet që t’i jepet fund obligimit për homologim.

Murati, pas dorëzimit të nënshkrimeve, të cilat janë mbledhur në më pak se tre javë, tha se kërkesë e tyre është që të hiqet i gjithë homologimi: Tash e tutje duhet që gjashtë deputetë ta çojnë këtë proces tutje për ndryshimet ligjore.

Sipas tij kjo është një plaçkë prej 100 euro, ngase këtë ka mundur ta bëjë Dogana e Kosovës:  “Murati tha se në vit qytetarët për homolgim pagujën 4 milion euro. Ndryshe, kundër monopolit të Devollëve në homologim, kundër janë deklaruar edhe ambasadori gjerman, Oda Amerikane dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kosova ka një qendër homologimi, nëpër të cilin duhet të kalojnë të gjitha veturat që importohen në vendet e botës, përfshirë edhe ato me kilometrazh zero.

Secili qytetarë apo kompani që blenë vetura, detyrohet t’i nënshtrohet homologimit në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), e cila është pronë e vëllezërve Devolli nga Peja. Homologimi bëhet nga kompania “Eurolab”, e cila është e lidhur me “Devolli Group”, e cila prej vitit 2009 vazhdon ta mbajë tregun si kompania e vetme në homologimin e automjeteve në Kosovë.

Një makinë e re e importuar në Serbi homologohet për 3.510 dinarë ose 30.47 euro, ose 90 euro më lirë sesa homologimi që bëhet në Kosovë nga “Eurolab”. Ne Maqedoni, varësisht prej llojit të veturës, pagesa që duhet bërë për homologim të veturës sillet prej 30 deri në 70 euro.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Brendshme, në Kosovë janë të regjistruara 272 mijë e 900 automjete të ndryshme. Nëse kjo shifër konvertohet me numrin e banorëve rezident del se çdo i gjashti banor e ka një veturë. InfoGlobi/Radio Kosova

 

 

Provo po ashtu

zgjedhjet

Prokuroria: Deri 5 vjet burg pë ata që shkelin “votën”

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.