Home – filmi më i mirë i shkurtër në BAFTA (VIDEO)

Filmi “Home” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

Filmi ka fituar në kategorinë e filmit të shkurtër.

Ai është realizuar si koproduksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe dhe bën fjalë për një familje që gjendet në situatat e njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Pjesa dërmuese e xhirimeve janë bërë në Kosovë

Regjia është bërë nga Daniel Mulloy, ndërsa pjesë e ekipit ishin aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

“Pa tekst! Ky çmim po vjen #Home (Në shtëpi)!!! Urime të gjithëve të përfshirë në Kosovë dhe Britani të Madhe! #Bafta2017 #Britishshortfilm #Win”, ka shkruar në Facebook Shpat Deda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.