Ballina / HOME / Privatësia juaj
In Fabric

Privatësia juaj

Shfrytëzuesit e internetit kanë të drejtë në privatësi, në qasje të pambikqyrur dhe kërkim në internet.

Për abonentët dhe vizitorët tanë në përgjithësi, ne grumbullojmë dy lloje të dhënash:

–  e-mail adresat që na i dërgoni për t’i pranuar lajmet nga InfoGlobi përmes postës elektronike, si dhe

– të dhënat statistikore që i shfrytëzojmë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona për ju.

E-mail adresat
InfoGlobi nuk do t’ua jepë adresat e juaja personave të tretë, ndërsa lista e shfrytëzuesve nuk do të shërbejë për asnjë qëllim tjetër brenda kompanisë përveç për shpërndarjen e lajmeve.

Abonentët e faqeve të lajmeve mund të çregjistrohen nga lista e abonimit në çdo kohë, duke i ndjekur udhëzimet që ndodhen në faqen tonë të internetit.

Në rast të ndonjë problemi me çregjistrimin, ata mund të kontaktojnë  redaksinë tonë përmes adresës ( info@infoglobi.com ).

Të dhënat statistikore
Qëllimi i mbledhjes së të dhënave statistikore për shfrytëzuesit që vizitojnë faqen tonë është që të dijmë sa njerëz i vizitojnë faqet tona, nga cilat vende janë ata, çfarë lexojnë më së shumti, e të ngjashme.

Të dhënat statistikore nuk shpalojnë identitetin tuaj, por vetëm të dhënën se një kompjutor me numrin e caktuar është kyçur në server. Softueri, të cilin e shfrytëzojmë për përgatitjen e raporteve në bazë të këtyre të dhënave, mbështetet në funksionin standard të çdo lexuesi të faqes që quhet ‘cookie’, dhe që regjistron numrin e vizitorëve që e kanë vizituar faqen.

‘Cookie’  fshihen kur vizitori të largohet nga faqja e internetit.

Pra, privatësia juaj është e mbrojtur tërësisht, kurse të dhënat statistikore na ndihmojnë që të ju shërbejmë më mirë .

Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi që pyetjet dhe komentet t’i drejtoni në adresën (info@infoglobi.com) .