homazhe, vace zela

Homazhe për Vaçe Zelën- në Aeroportin e Prishtinës

Drejtues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të institucioneve të kulturës në Kosovë, qindra artistë, drejtues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë dalë sot në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem  Jashari’ për të bërë nderime para arkivolit me trupin e pajetë të këngëtares së njohur shqiptare, Vaçe Zela.

Të pranishëm po ashtu kanë qenë edhe familjarë të këngëtares dhe artistë nga Shqipëria. Aty janë bërë homazhe dhe më pas arkivoli është nisur për në Tiranë me përcjellje shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo ceremoni u organizua nga MKRS-ja.

Homazhet në nderim të artistes Vaçe Zela do të zhvillohen ditën e shtunë, datë, 08.02.2014 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, në orën 10.00 deri në ora 12.00.

Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit, Edi Rama.

Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore,do të mbahet të shtunën në orën 13.00 duke u nisur nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për t’u prehur në varrezat e Sharrës.

Vaçe Zela, vdiq dje në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 75 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.