Hollande: Terrori – akt i luftës së IS

Sulmet simultane në Paris që kanë marr rreth 130 jetë njerëzish ishin “akt i luftës” i organizuar nga grupi militant IS (shteti Islamik) , thotë Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Sipas tij sulmet janë realizuar nga 8 persona të armatosur dhe vetëvrasësit e paisur me bomba. “Sulmet janë organizuar dhe planifikuar jashtë”, potencon Hollande.

Caqet e sulmeve përfshinin baret, restoranet, koncertet dhe ndeshjen futbollistike të profilit të lartë. IS ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Hollande ka shpallur tri ditë zie në Francë , ka ngritur sigurinë në nivelin më të lartë dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Sulmi i mbrëmshëm në Paris ishte më i madhi në Europë pas sulmit të vitit 2004 në Madrid të Spanjës.

Krahas viktimave të mbrëmshme , rreth 180 persona janë plagosur nga të cilët 80 janë në rrezik për jetën.

Sulmet kanë filluar pak pas orës 21 të premtën në lokacione të ndryshme. /infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.